
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Shendetesi
Luftoni tumorin në prostatë...
600 gramë fruta-perime, 200 ml lëng shege, 600 çaji jeshil, hudhra, domate dhe perime të tjera që përmbajnë likopen, jo sheqerna dhe yndyra, shtoni fibrat, drithërat dhe shumë ujë.
Kjo duket të jetë dieta që mbron nga kanceri i prostatës.
Ekspertët garantojnë se duke konsumuar këto ushqime mund të arrihet të parandalohet me 45% shfaqja e tumoreve të prostatës, “armiku” kryesor i meshkujve.
Duket se dieta mesdhetare mbetet “arma” më e mirë për të parandaluar tumorin në postat që prek çdo vit miliona meshkuj në botë.
Mendohet se kequshqyerja është “përgjegjëse” për të paktën 45% të rasteve të kësaj neoplazive.
Për ekspertët është e rëndësishme që dieta mesdhetare të niset të aplikohet që në mosha të reja, pasi është vënë re se ka tendenca që tumori në prostatë “ të sulmojë” edhe moshat nën 40 vjeç.
Ekspertët këshillojnë një dietë “me bazë perimesh, me tepricë frutash dhe perimesh, ushqime me përmbajtje fibrash, drithërash dhe perimesh.
Dieta duhet të jetë e varfër me yndyra dhe këshillohet të pihen shumë lëngje.
Efekte mjaft pozitive mund të merren dhe nga përdorimi i çajit jeshil dhe shegës. Për studiuesit “sekreti” është se ky lloj ushqyerjeje ndihmon në prodhimin e antioksidanteve, bllokon radikalet e lira dhe pengon kromozomet e qelizave të modifikohen.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
МТnet WEBmail |
|
|
|
|
|
|