
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Shendetesi
Dy mollë në ditë kundër duhanit
Një grup shkencëtarësh kanë arritur të tregojnë se pirja pasive e duhanit, sidomos gjatë viteve të para të jetës së njeriut, shkakton probleme serioze në aparatin e frymëmarrjes.
Studimi është kryer në Singapor dhe është punuar mbi një kamp prej 35000 individësh në moshë madhore, që nuk pinin duhan.
Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se të gjithë ata persona që gjatë fëmijërisë kishin jetuar me prindër që pinin duhan, vuanin nga probleme që prekin aparatin e frymëmarrjes. Por ajo që duhet nënvizuar është përfundimi se ata persona që kishin përdorur shumë fruta, soja dhe ushqime të tjera që përmbanin fibra, kishin rezultuar më të mbrojtur nga disa efekte të dëmshme për shëndetin, që kishin si burim ekspozimin e parakohshëm, ndaj tymit të duhanit.
Studimi është kryer nga një grup studiuesish të “National Institute of Environmental Health Science” (NIEHS), “ National Institute of Health”, Universiteti i Minesotes dhe të “National University of Singapore” dhe është publikuar në faqen e internetit në “Thorax”.
“Ky studim sjell fakte të reja për tezën se, pirja pasive e duhanit gjatë viteve të para të jetës, shkakton probleme serioze mbi shëndetin, të cilat lënë shenjë gjatë gjithë jetës”, - komenton David Schëarz, drejtor i “NIEHS”.
Sipas studiuesve, një sasi prej 7,5 gramësh fibra në ditë (baras me dy mollë), ndihmon për të lehtësuar kollën kronike, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, falë aftësisë së tyre për të ulur përqendrimin e glukozit në gjak, për të ulur inflamacionin dhe favorizuar proceset antioksidante, duke mbrojtur organet e aparatit të frymëmarrjes.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
МТnet WEBmail |
|
|
|
|
|
|