E Mërkurë, 19.03.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Shendetesi

Brokoli për të mbajtur të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes...

Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekipi i “R&S” i “Bios Line”, që ka identifikuar se disa përbërës natyral që ndodhen në familjen e kruçifereve (lakra, lulelakra, etj) kanë efekt mjaft të mirë, në sistemin e frymëmarrjes.

Duhani dhe ndotja atmosferike sulmojnë çdo ditë rrugët e frymëmarrjes.

Vështirësi në frymëmarrje, kollë në mëngjes, sekrecione dhe broshit janë ankesat më të shpeshta që shfaqen nga aparati i frymëmarrjes te duhanpirësit, por dimë se dëmet që shkakton smogu janë të ngjashme me ato që shkakton dhe duhani.

Perime si lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra e bardhë, rrepat, rukolat mbrojnë organizmin nga efekte e dëmshme të duhanit dhe ndotjes atmosferike.

Sipas autorëve të studimit efekti mbrojtës i atribuohet disa substancave natyrore që mbrojnë aparatin e frymëmarrjes së duhanpirësve, duke aktivizuar sistemet enzimatike intoksikues, nëpërmjet një procesi që vepron në nivel molekulash.

Veprimi i këtyre bimëve lidhet me një faktor të veçantë, faktori “Nrf2”, i aftë të rregullojë në mënyrë precize aktivitetin e geneve të pranishme në ADN e bërthamës.

“Jemi duke punuar prej më shumë se një viti me këtë projekt.

Fillimisht kemi parë funksionet kryesore të faktorit “Nrf2”, duke kaluar më pas në efektin e ekstrakteve bimore, që përdoren më tepër për krijimin e një përbërësi ushqimor specifik. Nëpërmjet këtyre analizave, kemi arritur të individualizojmë ekstrakte bimore duke standardizuar në to, principet aktive ku janë përqendruar më shumë.

Nga kjo është parë se bimët si brokoli, lulelakra, rrepa, etj kishin nivele më të larta të faktorit “Nrf2”,- nënvizojnë autorët e studimit.


Brokoli për të mbajtur të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes...
Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër...
Faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka
Dy mollë në ditë kundër duhanit
Djathi "Saanen"...
Holluesit e gjakut mund ta luftojnë kancerin
Luftoni tumorin në prostatë...
10 rekomandimet që duhet të ndiqni për të pasur trup në formë
Sjellja jonë e çregullt, dëmton trurin
Barnat kundër depresionit kanë pak efekt
Shega ndihmon zemrën, gjakun dhe tretjen
Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën
Anët negative të Viagrës
Vaji i ullirit zgjat jetën
Më mirë tension i lartë apo i ulët?
Dhëmbi i parë...
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
МТnet WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright МТ - 2004
преземи