
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Shendetesi
Çfarë mund të dërgojë deri tek sulmi në zemër?
Të dhënat e mëposhtme japin kalkulimet, të cilat, ju tregojnë shkallën e rrezikut për të pasur infarkt të miokardit brenda 10 viteve të ardhshme. Disa nga vlerat më të rëndësishme për faktorët e rrezikut janë shënuar më poshtë:
-Mosha dhe gjinia. Rreziku më I madh nga sëmundja e zemrës rritet me rritjen e moshës, tek meshkujt sidomos mbi moshën 45-vjeçare, ndërsa te femrat mbi moshën 55-vjeçare.
-Pirja e duhanit. Duhanpirja është njëri nga faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Hapi më i rëndësishëm që mund të merrni par ta zvogëluar rrezikun nga infarkti është ta leni duhanin.
-Shtypja sistolike e gjakut. Shtypja sistolike është numri i parë që e lexoni në matësin e tensionit. P.sh. Nëse shtypja juaj është 120 me 80, shtypja sistolike лshtл 120. Sa më e lartë të jetë kjo shtypje aq më i madh është rreziku për të pasur sulm në zemër.
-Barnat për tension. Barnat që përdoren për të trajtuar shtypjen e lartë të gjakut përfshijnë diuretikët, inhibitorлt e enzimat angiotenzin-konvertazл (ACE), bllokuesit e receptorit të angiotenzin II (ARBs), betabllokuesit, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, si dhe inhibitorët direkt të reninës.
-HDL kolesteroli. HDL (ose lipoproteinat me densitet të lartë), është kolesteroli “i mirë”, sepse parandalon grumbullimin e kolesterolit nл arterie. Sa më e lartë të jetë vlera e HDL, aq më mirë është. Nлse vlera e HDL është 60 mg/dL dhe më lartë, paraqet mbrojtës nga sëmundjet e zemrës. Një vlerë e HDL nën 40 mg/dL, do të thotë se LDL (kolesteroli “i keq”) është më i lartë dhe jeni në rrezik të madh për sulm në zemër.
-Kolesteroli total. Kolesteroli total paraqet shumën e gjithë kolesterolit në gjak. Sa më e madhe të jetë vlera e kolesterolit total, aq më i madh është rreziku për sëmundje të zemrës. Vlera e kolesterolit total mbi 240 mg/dL paraqet rrezik të dyfishtë për sulm në zemër në krahasim me dikë që ka kolesterolin total nën 200 mg/dL. Nëse vlera e kolesterolit total është më e vogël se 200 mg/dL, rreziku për të pasur sëmundje të zemrës është më i vogël./imedica/
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
МТnet WEBmail |
|
|
|
|
|
|