E Shtunë, 10.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
foto.idividi.com.mk
Shqip / Lifestyle / Shendetesi

Dhimbjet e kokës?

Shkaqet e dhimbjes së kokës janë të shumta dhe mund të ndahen në atologjike dhe jo të tilla. Në rastet e para kuptohet që nevojitet drejtimi tek mjeku për tu njohur me gjendjen, për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme dhe marrjen e mjekimit të duhur.

Por lind pyetja: Kur duhet shkuar tek mjeku? Kuptohet që jo për çdo dhimbje koke duhet të drejtohemi tek ai.

Nëse një dhimbje koke zgjat rreth 10 ditë dhe nuk qetësohet me qetësuesit e zakonshëm si aspirina e paracetamol, apo edhe nga pushimi e shëtitjet në ajër të pastër, është shumë e këshillueshme një vizitë tek mjeku.

Në rastet e zakonshme (jo patologjike) të dhimbjes së kokës, shkaku kryesor është pakësimi i nivelit të oksigjenit dhe glukozës (sheqerit) në gjakun që furnizon trurin.

Në këto raste është e këshillueshme ndërprerja e punës apo studimit gjatë të cilit shfaqet kjo dhimbje, freskimi me ajër të pastër i ambientit ku qëndron, shëtitje në ajër të pastër dhe duke mos harruar të ngrënit.

Është pikërisht qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur një prej faktorëve që diskutohet sot si shkak i stresit në punë.

Në botën perëndimore sot zhvillohet një diskutim i gjerë për atë që quhet “ekologjia” e punës.

Dhe pikërisht e gjithë kjo bëhet për një ambient më të mirë dhe të këndshëm në punë, për të evituar dhimbjen e kokës, stresin në përgjithësi dhe uljen e rendimentit intelektual gjatë punës.

Duhet përmendur këtu si faktor antidhimbje koke apo-stres edhe ushqimi i mirë, parë ky i fundit jo më tepër në sasinë e tij sesa cilësinë.

Kështu nuk duhen ndarë nga ushqimi i përditshëm perimet dhe frutat të cilat janë të pasura me vitamina e kripëra, elemente këto mjaft të nevojshëm në reaksionet e pafundme biokimike që zhvillohen në laboratorin-organizëm./imedica/




Krejt çka ka në perime
Barna për dobësim
Ushqimi edhe kariesi
Ndryshimet e nevojshme
Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit
Vrapimi shkakton eufori!?
E qeshura të zgjat jetën!
Sa ndikon stresi te shëndeti?
10 mënyra për ta mbajtur trurin të shëndetshëm
Epidemia e AIDS-it nuk ndalet
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи