E Premte, 01.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Shendetesi

Rreth 150 persona të prekur nga prostata gjatë një viti në vendit tonë.

Kurse, presa i përket vendit tonë, numërohen rreth 150 persona të prekur nga prostata gjatë një viti. Ndërkohe, sipas mjekeve shqiptare meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës.

Sipas një studim i të bërë nga mjekët urologë në Qendrës Spitalore Universitare gjatë 10 viteve te fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin me shkalle moshore 50-60 vjeç. Ndërsa 48 për qind e të sëmurëve ishin me shkalle moshore 60-70 vjeç dhe pjesa tjetër mbi 70 vjeç. Pra, këto të dhëna na çojnë në përfundimin se kanceri i prostatës kryesisht prek moshat e kaluara mbi 60 vjeç

Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë me gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore.

Ne fakt, shkencëtaret vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja me të suksesshme. Për shembull, mjeket u bëjnë thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçante të postatit. Kjo analize quhet ndryshe PSA.

Niveli i larte ose rritja e nivelit të këtij antigjeni është shenje paralajmëruese për kancer ne prostatë. Por kjo analize nuk është gjithmonë e sakte, prandaj shum ë burra kryejnë një analize tjetër, më e dhimbshme, siç është biopsia e postatit

.Profesor Robert Gecenberg pranë Universitetit Xhons Hopkins thotë se me këtë analize ekziston një problem. Tani për tani, thotë ai, na duhet te kryejmë biopsinë tek 6 burra për të gjetur një që ka kancer ne prostatë. Objektivi është përqendrimi ose kufizimi i kryerjes së biopsisë tek persona që me të vërtetë kanë kancer në prostatë. Objektivi është përqendrimi ose kufizimi i kryerjes së biopsisë tek persona që me të vërtetë kanë kancer në prostatë

Përveç disa pasaktësive, analiza e antigjenit të postatit shpesh nuk e dallon kancerin. Një analize e tille zakonisht mat sasinë e një kimikati që prodhohet në prostatë. Analiza e re mat vetëm kimikatet e prodhuara nga qelizat kanceroze në prostatë.

Profesor Gecenderg dhe koleget e tij zbuluan se analiza e re është e sakte në 94 përqind të rasteve. Prova të mëtejshme klinike me këtë analize janë planifikuar dhe një gjë e tille do të bënte të mundur që pas afro 1 viti e gjysme, analiza e re për zbulimin e kancerit të postatit të jetë gati për publikun e gjerë.

Doktor Gecenberg thotë se analiza e re është në gjendje të tregoje edhe nëse kanceri është kufizuar vetëm në prostatë apo është përhapur në organe të tjera. Presa i përket vendit tonë mjeket pohojnë se një pjese e operacioneve dhe pikërisht ato të parat kryhen në vend, kurse në rastet e tjera, kur pacienti ka një gjendje me të rëndë operacioni kryhet jashtë shtetit, përgjithësisht në Turqi.




Rreth 150 persona të prekur nga prostata gjatë një viti në vendit tonë.
Lëngu nga portokalli I “Rrezikshëm”
Ne qoftë se dëshironi të jeni në qendër vëmendjes –”nervozohuni”
Çokolata ul mbi-peshën!?
Prej stresit bien flokët
Mos e shmangni mëngjesin!
Meshkujt e vërtetë pinë qumësht me yndyrë!
Brokoli e mbron AND-në
Humbja e dëgjimit dhe goditja në tru
Larja e duarve, gjysma e shëndetit
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи