E Premte, 01.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Lifestyle / Shendetesi

Trajtimi gjenetik për të rikthyer shikimin tek të verbrit.

Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë hap rrugën për trajtime të reja të 140 formave të tjera verbimesh si pasoje e dëmtimit të gjenit përgjegjës për shikimin. Mjekët në spitalin e fëmijëve në Filadelfiat njoftuan se kanë rikthyer shikimin tek të verbrit duke riparuar gjenin, dëmtimi i të cilit shkakton humbjen e të shikimit.Ky zhvillim cilësohet si një mrekulli në trajtimin e verbimit dhe një hap i jashtëzakonshëm në fushën e terapisë gjenetike. Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë hap rrugën për trajtime të reja të 140 formave të tjera verbimesh si pasoje e dëmtimit të gjenit përgjegjës për shikimin

E lindur thuajse e verbër, sytë e Manuelës dridhen. Duke parë vetëm forma të turbullta, ajo, njësoj si Tomasso që vuan nga i njëjti verbim gjenetik, mund të vrojtojë vetëm me vështirësi dhe mund të renditet mes atyre që verbohen plotësisht para se të arrijnë moshën 40 vjeç.

Këta janë doktorët Maguire. Al është kirurg dhe bashkëshortja e tij Jean Bennet, eksperte e terapisë gjenetike. Doktor Maguire tregon se një ditë e pyeti të shoqen e tij nëse ishte e mundur implantimi i një gjeni në retinë për të zëvendësuar gjenin e dëmtuar. Dhe ajo u përgjigj se po. Kështu filloi rruga e tyre në trajtimin e verbimit.20 vjet më vonë, pas shumë kërkimesh, eksperimentesh e dështimesh, ata rikthyen shikimin tek qentë në laborator dhe ishin gati ta provonin këtë metodë tek njerëzit nëpërmjet terapisë gjenetike.

Manuela, studente, ëndërronte se ky transplantim gjenetik mund t’a ndihmonte që një ditë të lexonte. Ajo pranoi menjëherë t’i nënshtrohej kësaj procedure .5 javë pas operacionit, mjekët vunë re se sytë e Manuelës filluan të reagonin ndaj dritës. Bebja e syrit zmadhohej e ngushtohej në varësi të dritës njësoj si sytë normalë dhe ajo filloi të dallonte shkronjat e alfabetit.Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë trajtimi gjenetik hap rrugën për trajtime të reja të 140 formave të tjera verbimesh si pasoje e dëmtimit të gjenit përgjegjës për shikimin, si dhe për trajtimin e dëmtimit macular, sëmundje verbimi që prek rreth 2 milionë amerikanë. Por mbi të gjitha, ekspertët e shohin këtë zhvillim si hap të madh drejt një të ardhme kur sëmundjet jo gjithmonë do të cilësohen të pashërueshme.


Rreth 150 persona të prekur nga prostata gjatë një viti në vendit tonë.
Lëngu nga portokalli I “Rrezikshëm”
Ne qoftë se dëshironi të jeni në qendër vëmendjes –”nervozohuni”
Çokolata ul mbi-peshën!?
Prej stresit bien flokët
Mos e shmangni mëngjesin!
Meshkujt e vërtetë pinë qumësht me yndyrë!
Brokoli e mbron AND-në
Humbja e dëgjimit dhe goditja në tru
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи