E Enjte, 09.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Lifestyle / Shendetesi

Tetë mënyra të thjeshta për të shmangur alergjinë

1- Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj

Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

2- Pastroni shpesh hundët tuaja

Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.

3- Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3

Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.

4- Konsumoni rrepat

Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.

5- Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji

Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. "Kur trupi juaj "lufton" sporet e gjendura në ajrin rreth tij, sistemi imun është aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes sepse organizmi është më i prirur të shfaqë alergji ndaj ushqimeve", thotë Dr.Neil Kao, i Qendrës së Sëmundjeve Alergjike dhe Astmës në Greenville.

6- Ushtroni aktivitet fizik

Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t'iu ndihmojë që t'i luftoni ato. Të shëtisni në bregdet apo edhe buzë liqenit, apo pranë një lumi do ju bëjë të ndiheni më mirë.

7- Mos përjashtoni barërat mjekësore

Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.

8- Përdorni medikamentet mjekësore

Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t'i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.


Tetë mënyra të thjeshta për të shmangur alergjinë
Këshilla për të shmangur stresin në punë
10 hapa të thjeshtë për të qenë më të shëndetshëm
Mungesa e vitaminës B12, zvogëlim i trurit
Qumësht pas sportit
Kujdesuni për erën e gojes tuaj!
Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën
Steroidet anabolike
Aktiviteti trupor për kujtesë të mirë
Ngjitja nëpër shkallë për jetë më të gjatë
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи