
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / Shendetesi
|
|
Kokaina shkakton probleme serioze në tru!?
Konsumatorët e rregullt të drogës kanë probleme serioze në tru, veçanërisht në zonën ballore, e cila është e rëndësishme për një seri funksionesh si planifikimi, marrja e vendimeve, përqendrimi dhe reflektimi.
Ky zbulim vjen nga një studim i disa kërkuesve në Boston, nën drejtimin e doktor Hans Breiter, studim të cilin e publikuan në revistën “Neuron”. Me anë të rezonancës magnetike, ata arritën të matin volumin e shtresës mbrojtëse të trurit, në 20 persona të droguar dhe 20 individe që nuk e kishin përdorur kurrë më parë drogë.
Ndryshe nga grupi i dytë, tek të parët ata e kanë gjetur shtersën cerebrale me dëmtime të rënda në pjësën anësore dhe ballore. Përveç këtyre matjeve të dy grupët iu nënshtruan edhe një seri testesh që vinin në provë aftësitë që kanë për të vendosur, apo shkallën e nivelit të përqendrimit.
Të droguarit terguan disa mangësi në karahasim me personat e shëndetshëm. Shumë nga këto diferenca në përmasat e kores së trurit janë në varsi me kohën e konsumimit të drogës, pra të gjitha këto dëmtime shkaktohen nga efekti i kokainës.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|