
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / ShowBiz
Lufta e përditshme e Hetfield me alkoolin
Frontmeni i njërit nga bendet më të famshme të muzikës heavy-metal "Metallica", James Hetfield, është duke u munduar të qëndrojë larg alkoolit, gjatë kohës kur grupi përgatitet për t'u nisur në një turne tjetër botëror.
Vokalisti është një ish-alkoolik i cili ka arritur ta shmang pijen qe 12 vite. Mirëpo ai ka pranuar se është një sfidë shumë e madhe për t'i rezistuar alkoolit, sidomos kur grupi është në turne.
"Joshja nga alkooli është vazhdimisht me mua. Nëse ke bërë diçka ndryshe për shumë vite dhe pastaj mundohesh ta ndryshosh atë, është një punë e vështirë për t'u bërë. Fillon të dyshosh në vetvete duke menduar se kurrë nuk mund të shërohesh. Është diçka me të cilën duhet të merrem gjithë jetën", ka thënë njeriu me qëndrimin më të fuqishëm në skenë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|