
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Lifestyle / ShowBiz
Anna Oxa, darkë me çiftin Berisha
Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa, ka darkuar me kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij.
Në faqen zyrtare të këshillit të ministrave njoftohet se "këngëtarja, moderatorja, prezantuesja e mirënjohur italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e cila është dhe një avokate e shkëlqyer e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi në Itali dhe kudo në Evropë, shoqërohej gjatë kësaj darke nga dy fëmijët e saj, vajza Francesca dhe djali Qazim".
Anna Oxa dhe fëmijët e saj ndodhen në Shqipëri për të kaluar pushimet e shkurtra disa ditore në bregdetin shqiptar, por gjithashtu edhe në qytetin e Krujës, qytet ku ka lindur babai i saj dhe me të cilin ajo ka një lidhje shumë të fortë shpirtërore.
Në këtë darkë Anna Oxa dhe fëmijët e saj shoqëroheshin nga këngëtari Ardit Gjebrea, bashkëshortja e tij, Anila, të cilët ishin dhe mikpritësit e këngëtares italiane në pushimet e saj në vendin tonë.
Ajo tha se ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë në vitet e fundit e gjente të pasqyruar edhe në zhvillimin e kulturës, spektaklit, botës muzikore në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo shqiptarët jetojnë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|