E Enjte, 09.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Lifestyle / ShowBiz

Timberlake dhe Jessica Beil fejohen në Rom

Çfarë romantiku Justin Timberlake! Me sa duket, këngëtari i njohur ka zgjedhur qytetin e Romës për t’i propozuar të dashurës së tij Jessica Beil për martesë. Thuhet se gjatë pushimeve në kryeqytetin italian, Justin ka kërkuar dorën e bukuroshes duke i dhënë kështu fund spekulimeve për lidhjen e tyre.

Por ende nuk ka detaje për datën e martesës që çdo herë që ishte përmendur nga shtypi, është hedhur poshtë nga këngëtari i cili po kërkonte momentin e duhur për të bërë propozimin e tij.

Ka qenë sharmi italian që ka nxitur këtë moment për çiftin. Justin mendonte për martesën prej kohësh, pasi edhe në shtëpinë e tij flitej për vendin dhe momentin e ceremonisë. Timberlake gjithmonë ka shmangur të japë detaje për lidhjen e tij, duke u limituar vetëm në hedhjen poshtë të pretendimeve të shtypit për dasmën e tij.

E vërteta është se romantiku Justin po priste momentin e përshtatshëm për t’i propozuar të dashurës së tij. Kur çifti mbërriti në Romë për të marrë pjesë në martesën e ish-të fejuarit të Jessicas, Beverly Mitchell, këngëtari u magjeps nga bukuria e qytetit të lashtë dhe i tha formulën magjike Bielit.

Nga ana e saj, bukuroshja Biel, e magjepsur nga fustani i bardhë, e pranoi menjëherë propozimin. Tani mbetet vetëm të caktohet data e dasmës së shumëpritur


Sekreti i jetës martesore të Dejvidit dhe Viktoria Bekamit
Sipas revistës "Esquire" Hali Beri është femra më seksi në botë
Amy Winehouse është nën kontrollin e mjekëve
Hathaway, në "Botën e Çudirave"
David Duchovny, jam i qetë, jam i qetë...
6 këngë të reja per Coldplay
Pamela zhvishet për ditëlindjen e Hugh Hefner
Tina Turner pas 8 vitesh në koncertin e parë të turit botëror
Combs i frikësuar nga Palin
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи