
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
BDI-ja u bëri thirrje shqiptarëve në protestë masovike, PDSH-ja në përmbajtshmëri
Tetovë, 13 maj (MIA) - PDSH-ja mbrëmë në konferencë për shtyp në Tetovë bëri thirrje që të mos marrin pjesë në protestën që e organizon BDI-ja, të paralajmëruar për sot në orën 13.
"BDI-ja dëshiron që ta fshehë humbjen e madhe të zgjedhjeve me një politikë primitive dhe dëshiron të luajë rolin e viktimës. Incidenti i fundit në Rahovec nuk paraqet agjë tjetër përveç kulminacionit të skenareve të rrezikshme për shkaktim të frikës dhe vëllavrasjeve tek shqiptarët", tha zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të PDSH-së, Fexhri Selami.
PDSH-ja u bëri thirrje qytetarëve të Tetovës, pa dallim të përcaktimit të tyre politik, të mos marrin pjesë në protestën e sotme, sepse, sipas Selamit, është koha e fundit që shqiptarët të paraqiten si popull i civilizuar dhe evropian.
Gjysmë ore para konferencës për shtyp të PDSH-së, konferencë shtypi mbajti edhe zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti. Ai nga selia e partisë u bëri thirrje shqiptarëve që sot në orën 13 masovikisht të marrin pjesë në protestën në Sheshin e qytetit të Tetovë kundër, siç theksoi Mexhiti, atentateve të PDSH-së dhe të policisë.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|