
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Konventë zgjedhore e PPD-së në Tetovë
Tetovë, 13 maj (MIA) - Me konventë me moton "Fuqia e vullnetit shqiptarë" PPD-ja mbrëmë në Tetovë e filloi fushatën zgjedhore. Partia i prezantoi kandidatët për deputetë në tri njësitë zgjedhore 1,2 dhe 6. Në njësinë e pestë zgjedhore PPD-ja do ta mbështesë listën e PDSH-së.
Lideri Abdyladi Vejseli, i cili do të jetë bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, apeloi që zgjedhjet të kalojnë pa dhunë dhe premtoi fitore sepse PPD-ja, siç tha, e ka forcën e popullit shqiptarë.
"PPD-ja do të vazhdojë të ekzistojë edhe pse shumë njerëzve u pengon, ndërsa pas zgjedhjeve do të bëhet kyçe për formimin e Qeverisë së re", theksoi Vejseli.
Bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Eshtref Hyseni, ndërsa në të dytën Ismet Ramadani.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|