
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Arrestohet Faruk Iljazi për të shtënat mbi automjetet e BDI-së
Shkup, 12 maj (MIA) - Policia sonte rreth orës 20 e 30 minuta në afërsi të Bllokut 77 në Tetovë e ka arrestuar Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në incidentin e sotëm të armatosur në fshatin Rahovec, kur është hapur zjarr mbi automjetet e BDI-së.
Siç deklaroi për MIA-n zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, i dyshimti, i cili ka qenë me automobil të kuq "opel askona" me targa tetovare, është ndalur, legjitimuar dhe i dërguar në polici.
Sipas Kotevskit, persona zyrtarë do të zhvilojnë bisedë informative me Iljazin për konfirmimin e fakteve rreth incidentit, motive të të shtënave mbi automjetet e BDI-së, si dhe për involvimin eventual të personave tjerë. Me këtë rast do të ftohen edhe anëtarë të BDI-së, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|