
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
"Civil" bën thirrje për zgjedhje korrekte dhe demokratike
Shkup, 12 maj (MIA) - "Zgjedhje korrekte - jo terror!" është motoja me të cilën organizata joqeveritare "Civil" bën thirrje për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Organizata njëherit shpreh brengosje për shkak të ngjarjeve të fundit në Tetovë dhe Gostivar.
"Të gjitha institucionet dhe individët, organizatat qeveritare dhe joqeveritare, funksionarë dhe nëpunës, menjëherë të ndërmarrin aktivitete urgjente për qetësimin e situatave dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në frymën e lirisë së qytetarëve, që të zgjedhin vetë për cilën parti do të votojnë", apelon "Civil".
Sipas kësaj organizate, ata që mendojnë se me armë mund t'i frikësojnë qytetarët dhe në këtë mënyrë të fitojnë pushtet, gënjehen.
"Askush nuk do të besojë në sistem që e udhëheqin huliganë, ndërsa të udhëhiqet me institucione, në të cilat askush nuk beson, është e pamundur. Apelojmë deri te të gjithë, që janë në mënyrë të ndryshme të përfshirë në procesin zgjedhor, menjëherë ta harrojnë armën dhe dhunën", thekson "Civil".
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|