
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Ahmeti deri tani nuk ka denoncuar tentativë për atentat mbi të
Shkup, 12 maj (MIA) - Policia deri tani as nuk mund t'i konfirmojë, as t'i demantojë informatat e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se gjatë vizitës së sotme në fshatin Rahovec, ka patur tentativë për atentat mbi të, sepse ai deri tani nuk e ka denoncuar rastin, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Në polici janë denoncuar dëmtime të tre automjeteve, mes të cilëve edhe xhipi me të cilin është vozitur Ahmeti, por jo edhe tentativë për atentat mbi të. Menjëherë pasi janë marrë informatat për automjetet e dëmtuara, persona zyrtarë nga stacioni policor Zherovjan janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, ku pak më vonë ka arritur ekipi hetues nga SPB-Tetovë.
Policia njofton se është denoncuar një person i lënduar, por demanton se bëhet fjalë për fëmijë. I lënduari është identifikuar si 36-vjeçari Muhamed Suma nga Shkupi, i cili është dërguar në Qendrën mjekësore në Tetovë.
MPB-ja, siç thuhet në kumtesë, "ndërmerr masa për ndriçimin e incidentit dhe apelon deri te BDI-ja në tërësi të bashkëpunojë me policinë".
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|