
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Kryetari i Këshillit komunal të Dibrës u bëri thirrje për zgjedhje korrekte dhe demokratike
Dibër, 12 maj (MIA) - Kryetari i Këshillit të komunës së Dibrës Nizamedin Papraniku nga seanca e sotme u dërgoi apel të gjitha partive politike në qytet për zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike.
Ai u rekomandoi këshilltarëve që ta transmetojnë mesazhin në shtabet e tyre partiake me qëllim që, siç tha, të vazhdojë tradita e qytetit dhe këto zgjedhje të kalojnë me qetësi, si dhe zgjedhjet e deritanishme, ndërsa nga partitë politike kërkoi që të respektohen rregullat ligjore gjatë përdorimit të hapësirës për vendosjen e materialit propogandues.
Në Dibër deri tani janë vendosur flamuj partiakë vetëm të partive politike shqiptare, BDI dhe PDSH. Më të shumta janë të BDI-së, ndërsa në pjesën e vendeve, të caktuara për flamuj, pjesa më e madhe ose tërë hapësira është zënë me material propogandues të PDSH-së.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|