E Hënë, 08.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

MIA FLESH

19:00/12 maj/2008/

Shkup - Ambasada e SHBA-së sot përmes kumtesës i dënoi incidentet e paradokohshme zgjedhore dhe kërkoi nga autoritetet t'i zbulojnë kryerësit dhe t'i dërgojnë para drejtësisë. "Me rëndësi vitale për ardhmërinë e Maqedonisë është të zbatohen zgjedhje të sukseshme. Ambasada e SHBA-së i dënon ngjarjet e dhunshme në fillimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni këtë fundjavë. Në procesin demokratik nuk ka vend për dhunë dhe frikësim. U rekomandojmë autoriteteve në Maqedoni t'i hetojnë këto incidente dhe penalisht t'i ndjekin kryerësit në pajtim me ligjin", qëndron në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së.

Gostivar - PDSH-ja e akuzon BDI-në se i shkakton incidentet në rajonin e Pollogut me qëllim që t'i frikësojë qytetarët. "Për sulmet e shtabeve zgjedhore të BDI-së dhe diskotekës "Golden Gejt" në Tetovë, do të ishte mirë që gishti të drejtohet nga grupet kriminele afër tyre. Pikërisht në këtë moment kur kanë ndodhur incidentet aktivistët tanë ishin të angazhuar në organizimin e konventës", tha në konferencën e sotme për shtyp Muzafer Shabani kryetar i PDSH-së në rrethin e Gostivarit. Si iniciator i mundshëm për "montime" të tilla Shabani e theksoi ish-ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë informoi se me rastin e ndalimeve të shpeshta të automjeteve dhe sulmeve fizike ndaj qytetarëve të Maqedonisë në Republikën e Greqisë, sot është thirrur shefja e Zyrës greke për lidhje në Republikën e Maqedonisë, Aleksandra Papadopolu, me ç'rast iu dorëzua notë proteste.

Kumanovë -Komisioni komunal zgjedhor në Kumanovë sot i rinumëron listat e anëtarëve të këshilleve zgjedhore, ku në pajtueshmëri me ndryshimet e Ligjit zgjedhor, anëtarët e këshilleve zgjedhore nuk  mund të bëhen anëtarë të partisë. "Në zgjedhje të rastësishme, tashmë janë caktuar anëtarët e rinj të cilët vijnë nga administrata shtetërore, ndërsa në fundjavën e ardhshme duhet të trajtohen", njoftoi kryetari i komisonit komunal zgjedhor Savo Stevçevski". Ai shtoi që në të shumtën e rasteve anëtarët e rinj vijnë nga arsimi dhe nga shëndetësia.

Tetovë - Shtabet e BDI-së në Drenoc, Xhepçishtë, Tearcë dhe Grupçin herët në mëngjes krejtësisht janë demoluar nga gjuajtje me armë zjarri. Viktima nuk ka, është shkaktuar vetëm dëm material. Partia përsëri si fajtor për incidentet i përmend pjesëtarët e njësitit policor "Alfa" dhe PDSH-në. "I porosisim udhëheqësit e MPB-së dhe shefat e grupeve kriminele se shqiptarët aspak nuk kanë arritur t'i frikësojnë, t'i nënshtrojnë dhe t'i sfidojnë as regjimet dhe autoritetet e Pashiqit dhe Millosheviqit", deklaroi Xhevat Ademi nga BDI-ja.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme, në reagimin me rastin e pres-konferencave të PLD-së, BDI-së dhe LSDM-së, vlerëson se autoriteti i Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare "tërësisht po shkatërrohet" dhe po shkaktohen dëme të mëdha për shtetin me tentimet e disa politikanëve dhe partive politike që të manipulohet opinioni për shkak të grumbullimit të pikave të vogla politike.

Kërçovë - Antonio Milloshovski, bartës i listës të Koalicionit "Për Maqedoni më të mirë" në njësitin e pestë zgjedhor, sot u takua me përfaqësuesit e pjesës më të madhe të partive të cilat kanë degë të tyre në Kërçovë Në koalicionin që e udhëheq VMRO-DPMNE-ja, në Kërçovë, për rreth partnerëve të rinj të koalicionit, përkrahje i dhanë edhe liderët lokal të PSRD-së, PL-së, dhe VMRO-PP-së.

Tetovë - Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën e sotme të shtypit, në selinë e partisë në Tetovë akuzoi se gjatë vizitës së sotme në fshatin Rahovec në Tetovë, ka pasur tentativë për atentat, me ç'rast është plagosur një fëmijë. Siç tha Ahmeti, pasi karvani zgjedhor i BDI-së arriti në Rahovec, pas disa munutave filluan të dëgjohen breshëri të forta armësh automatike, pas çka është paralajmëruar nga bashkëpunëtorët e tij se situata bëhet serioze. Duke u afruar drejt automjetit të tij, nga prapa ka dëgjuar breshëri të gjata armësh. Ai nuk është qëlluar, por është dëmtuar automjeti i tij. Për momentin automjeti i liderit të BDI-së ndodhet në ekspertizë.

Beograd - Zgjedhjet në Serbi u organizuan mirë dhe janë mbajtur në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për zgjedhje demokratike, sepse zgjedhësve iu dha rasti që lirisht të përcaktohen, vlerësuan sot në Beograd shefat e misioneve vëzhguese të KE-së dhe OSBE-së. Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Zhan Sharl Gardeto deklaroi në konferncë për shtyp se është i impresionuar nga dalja në votime dhe se kjo dëshmon për besimin e votuesve në procesin zgjedhor.

Londër - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se pas zgjedhjeve në Serbi do të ketë më shumë demokraci dhe se kjo është mirë për rajonin. "Mendoj se qytetarët e Serbisë vendosën të kthehen drejt ardhmërisë, ndërsa jo nga e kaluara. Kjo tregon se politikanët serbë u kthyen drejt Bashkimit Evropian dhe drejt NATO-s. Ky është lajm i mirë për Serbinë dhe popullin e saj. Kjo tregon se në Serbi do të ketë më shumë demokraci, ndërsa edhe më shumë paqe dhe stabilitet në rajon", deklaroi Thaçi në intervistë për BBC-në .

Shkup - Që mbrëmë në mesnatë  çmimet e shitjes me pakicë të benzinës janë rritur për 1,50, ndërsa çmimet e  dizelit për 3,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjitikë. Me ketë Vendim bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 4,66 ose për 4,09 për qind. Çmimi i ri i benzinës MB-96 arrin 74,50 denarë për litër, EUROSUPER - 95 do të shitet për 71,50, EUROSUPER-98 për 72,50, ndërsa EURODIZELI (D-E IV) për 70,50 denarë për litër.

Prishtinë -  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e siguroi sot presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu se, aleanca, do t’u kontribuojë të gjitha proceseve, por, si parti opozitare, do të vazhdojë të vëzhgojë punën e qeverisë. Hardinaj u shpreh përsëri për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme sipas pakos së Ahtisarit. Ndërsa, presidenti Sejdiu tha se kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të reja janë legjitime, njoftojnë sot mediat kosovare.

Bratisllavë - Presidenti i Sllovakisë Ivan Gashparoviq sot e nënshkroi marrëveshjen e Lisbonës dhe me këtë e përfundoi procesin e ratifikimit të dokumentit nga ana sllovake, transmetoi Frans pres. Në pres konferencën në Bratisllavë, Gashparoviqi rikujtoj që marrëveshja e Lisbonës është kompromis për Evropën. Ai shtoi që është e domosdoshme të vazhdohet debati për reformën e institucioneve europiane.

Pekin - Më shumë se 7.600 persona e kanë humbur jetën në provinëcën kineze Seçuan pas tërmetit të fuqishëm të sotëm, njoftoi agjencia Ksinhua, duke iu referuar burimeve qeveritare. Tërmeti në provincën jugperëndimore kineze, siç transmeton AFP-ja, shkaktoi dëme në dy fabrika kimike, duke ngujuar qindra persona dhe duke detyruar evakuimin e më shumë se 6.000 personave. Fabrikat janë locuar në Shifeng, në rreth 50 kilometra nga epiqendra e tërmetit në provincën Seçuan, njoftoi Ksinhua.

Bankok - Numri i viktimave nga cikloni Nargis që e goditi Mianmarin arrijnë prej 60.000 deri në 100.000 persona, njoftoi sot agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara. Televizioni shtetëror në Mianmar sot konfirmoi që numri i viktimave është rritur në 31.938 persona, 1.403 janë plagosur, kurse si të zhdukur llogariten 29,770.

Bejrut - Luftime të ashpra mes grupeve të armatosura opozitare dhe përkrahësve  proqeveritarë përsëri janë regjistruar në qytetin verior  libanez Tripoli, deklarouan për BBC-në persona zyrtarë. Gjatë natës, të paktën 13 persona janë vrarë pasi që ithtarët  e Hezbollahut i kanë sulmuar forcat e liderit proqeveritar Velid Xhalabat, në malet në afërsi të Bejrutit. Liga arabe dërgoi delegacion për të tentuar që t'i jepet fund konfliktit.


U shua zjarri midis fshatrave Udovë dhe Gradec
Mejer: Bisedimet të fillojnë sa më shpjet
Kryeministri Gruevski mori pjesë në pranimin zyrtar të nominimit për president të SHBA-së të republikanit Mekkejn
Fillon festivali i parë historik "Ohri mesjetar"
Ndarje e çmimeve të nderit për humanizëm "Nënë Tereza"
Zëvendës-ministri Petrov e priti ambasadorin e ri të Islandës në Maqedoni, Gunlaugson
Zjarre në Vallandovë, Cërnivërv, Presekë dhe Kavadar
MASH: Transport falas për vitin e parë dhe lirim nga participimi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme
PDSH-ja e akuzon BDI-në për obstruimin e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve
Selmani po bën gabim të madh që formon parti të re
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи