
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Milloshovski nga kërçovarët pret që në zgjedhje të votojnë për bashkëqytetarin e tyre
Kërçovë, 12 maj (MIA) - Antonio Milloshovski, bartës i listës të Koalicionit "Për Maqedoni më të mirë" në njësitin e pestë zgjedhor, sot u takua me përfaqësuesit e pjesës më të madhe të partive të cilat kanë degë të tyre në Kërçovë
Në koalicionin që e udhëheq VMRO-DPMNE-ja, në Kërçovë, për rreth partnerëve të rinj të koalicionit, përkrahje i dhanë edhe liderët lokal të PSRD-së, PL-së, dhe VMRO-PP-së.
Milloshoski theksoi se pret që qyteti në mënyrë masive të votojë për kërçovar me çka deputeti i zgjedhur do të ketë të drejtë morale të kërkojë më shumë nga shteti për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.
Sipas Ilija Kotanovskit, i pesti në listë, rezultati i këtyre zgjedhjeve është i njohur, me rëndësi është që fitorja të jetë sa më e bindshme.
Bedrudin Relak i cili është i 16-ti në listën e koalicioni në njësitin zgjedhor 5, tha se pret që të tejkalohet parimi i binacionalizmit që promovohet vitet e fundit.
Para takimit me liderët politikë lokalë, të tre kandidatët për deputet kishin takim edhe me përfaqësues të klubeve sportive të Kërçovës. Ata i shprehën problemet me të cilat ballafaqohen dhe e kërkuan zgjidhjen e tyre në interes, para së gjithash, të gjeneratë së re.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|