
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Reagim i MPB-së për konferencat për shtyp të PLD-së, BDI-së dhe LSDM-së
Shkup, 12 maj (MIA0 - Ministria e Punëve të Brendshme, në reagimin me rastin e pres-konferencave të PLD-së, BDI-së dhe LSDM-së, vlerëson se autoriteti i Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare "tërësisht po shkatërrohet" dhe po shkaktohen dëme të mëdha për shtetin me tentimet e disa politikanëve dhe partive politike që të manipulohet opinioni për shkak të grumbullimit të pikave të vogla politike.
"Do të ishte e ndershme që nga ana e opozitës që ta paralajmëronin kryetarin e organizatës komunale të LSDM-së që para se të dalë me akuzat paushale se aktivistë të partisë në pushtet kanë gjuajtur drejt shtëpisë së tij. Pasi këtë nuk e bënë, ndërsa pas hetimit të zbatuar u tregua se i dyshimti nuk është anëtar i partisë në pushtet, do të ishte më e ndershme të distancohen dhe ta dënojnë manipulimin e turpshëm në tentim që ta kthejnë "autoritetin" në bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në kumtesën e MPB-së.
"MPB-ja së bashku me organet e tjera të rendit edhe mëtej do të vazhdojë të punojë në zbulimin dhe denoncimin e të gjithë atyre, të cilët e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe apelon që partitë politike të ndikojnë mbi anëtarët dhe aktivistët e tyre që t'i qetësojnë epshet, në vend që t'i tensionojnë me manipulime të ndryshme. Nëse BDI-ja, PLD-ja dhe LSDM-ja disponojnë me dëshmi të ndryshme, MPB-ja i fton të vijnë deri te stacioni më i afërt policor, Prokuroria publike dhe Gjykata themelore dhe t'i parashtrojnë, duke u ndihmuar organeve të rendit në ndriçimin më të shpejtë të incidenteve dhe zbulimin e kryerësve", thuhet në kumtesën e MPB-së.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|