
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Janosh Bugajski në tribunën në Tetovë
Tetovë, 15 maj (MIA) - Në organizim të PDSH-së sot në hotelin Liraku në Tetovë u mbajt tribunë në të cilën mbajti fjalim Janosh Bugajski, analist dhe drejtor i studimeve lindore evropiane pranë Qendrës për studime strategjike dhe internacionale në Uashington, SHBA.
Sipas Bugajskit, qeveria e re duhet që sa më parë ta pranojë Kosovën për shkak se është në interesin e Maqedonisë dhe stabilitetit në rajon. Ai konsideron se, nëse gjithçka rrjedh sipas pritjeve deri në dhjetor Maqedonia do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.
"PDSH-ja dhe shqiptarët mund të kenë rol shum të rëndësishëm stabilizues në gjetjen e kompromisit për çështjen e emrit. Duhet të pranohet një emër i cili do të jetë i pëlqyer për Maqedonasit, Shqiptarët dhe Grekët. Maqedonasit, nuk duhet të ndjehen të pasigurt nëse ndryshohet emri posaçërisht nëse në atë proces do të jenë të mbështetur nga Shqiptarët. Pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian nuk do të ketë kurrfarë kërcënimi dhe rrezik për ekzistimin e Maqedonisë", vlerëson Bugajski.
Sipas tij, ka pasur më shumë arsye për konfliktin ushtarak në vitin 2001, dhe ato janë gërshetim i frustrimeve politike dhe lidere, si dhe lufta për qeverisje. Bugajski nuk e hodhi poshtë as mundësinë se pas pavarsisë së fituar të Kosovës edhe në Maqedoni ka pasur struktura të cilat kanë shpresuar se me luftë mund të formojnë shtet të ri, e gjithashtu ka pasur edhe forca nga jashtë të cilat kanë dashur që Maqedonia të jetë e destabilizuar, kurse Shqiptarët të jenë të demonizuar.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|