
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
"Njoftimi i mediave për gjendjen në Kosovë"
Shkup, 16 maj (MIA) - Në organizim të Institutit të Mediave të Maqedonisë - MIM, sot në Shkup do të fillojë konferenca dyditore ndërkombëtare me temën "Njoftimi i mediave për gjendjen në Kosovë".
Në konferencë do të marrin pjesë gazetarë, ekspertë medialë, pedagogë universitarë prej rreth 20 vendeve të Evropës, të cilët do t'i shkëmbejnë pikëvështrimet e tyre për mënyrën në të cilën mediat në vende të ndryshme i kanë mbuluar ngjarjet që kishin të bëjnë me Kosovën, deri në shpalljen e pavarësisë në shkurt të këtij viti.
Konferencën, siç është paralajmëruar do ta hapë ministri i Arsimti dhe Shkencës, Sulejman Rushiti.
Konferenca është pjesë e projektit që MIM e zbaton së bashku me Rrjetin e Evropës Juglindore për profesionalizim të mediave - SEENPM. Në kuadër të projektit do të zbatohen hulumtime në 11 vende të Evropës Juglindore, të cilat do të tregojnë se si mediat në këto vende kanë njoftuar për aktin e shpalljes së pavarësisë, por edhe për ngjarjet e ndërlidhura me Kosovën në periudhën e fundit.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|