
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
"Etnos" Italia e mbështet Shkupin për emrin, Cërvenkovski është i gatshëm të takohet me Karamanlisin
Athinë, 16 maj (MIA) - Italia e mbështetë Shkupin në kontestin për emrin me Athinën, shkruan sot gazeta greke "Etnos".
"Eurodeputetët nga partia "Forca Italia" të kryemenistrit Silvio Berluskoni po qëndrojnë në Maqedoni që ta mbështesin kryeministrin dhe njëherit lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fushatën parazgjedhore. Ata marrin pjesë dhe flasin në mitingjet parazgjedhore dhe vlerësojnë si të papranueshëm qëndrimin e Greqisë lidhur me çështjen për emrin. Europarlamentarët italianë premtojnë se do të angazhohen te kolegët e tyre nga Partia Popullore Evropiane t'i mbështesin aspiratat e Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thekson "Etnos".
Gazeta thekson dhe se presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski është i gatshëm të takohet me kryeminitrin grek Kostas Karamanlis në takimin e ardhshëm të presidentëve dhe kryeministrave të shteteve nga Evropa Juglindore që do të mbahet javën e ardhshme në qytetin bullgar Pomorje. Tani për tani nuk ka kurrfarë nismë konkrete, por nëse nga pala greke vjen një propozim për takim Cërvenkovski do ta pranonte, thekson "Etnos", duke u referuar në burime në Kabinetin e presidentit të Maqedonisë.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|