
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO prej armatës turke
Shkup, 16 maj (MIA) - Gjeneral-nënkoloneli Ahmet Turmush, nën sekretar në ministrinë turke të Mbrojtjes, i cili e kryeson delegacionin ushtarak të Republikës së Turqisë në Maqedoni, sot në takim me nikoqirin e vet të ARM-së gjeneral-nënkolonelin Adil Gazaferin theksoi se Turqia edhe më tutje do ta përkrah Republikën e Maqedonisë për anëtarsim në NATO, kumtoi SHM-ja e ARM-së
Dhjetë gjeneralë të Forcave të Armatosura (FA) të Turqisë, të cilët prej dje qëndrojnë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë, sot u njoftuan me vendosjet e reja të formacionit të ARM-së dhe me shkallën e reformave të arritura në mbrojtje.
Gjenerali Turmush veçanërisht ishte i impresionuar nga shkalla e arritur e reformave, aftësitë operative të ARM-së dhe rezultatet gjatë pjesëmarrjes së operacioneve të udhëhequra nga NATO-ja, edhe gjatë këtij rasti në emër FA-së të Republikës së Turqisë e theksoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë e meriton të jetë pjesë e Aleancës, kumtoi SHM e ARM-së.
Delegacioni sot ishte i pranuar edhe nga ministri i Mbrojtjes Lazar Elenovski dhe nga shefi i SHM së ARM-së gjeneral-nënkolonel Mirosllav Stojanovski. Gjeneralët turq gjatë këtij qëndrimi do të vizitojnë dhomën përkujtimore të Qemal Ataturkut në Manastir, si dhe përmendoret kulturore-historike në Shkup dhe Ohër. Vizita në Maqedoni është pjesë e udhëtimeve studimore nëpër vendet ballkanike, në kuadër të së cilës delegacioni qëndroi edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Shqipëri.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|