
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Tirana zyrtare kërkon nga partitë në Maqedoni ndalimin e dhunës dhe fushatë korrekte parazgjedhore
Tiranë, 16 maj (MIA) - Pas dënimit ekspres të incidenteve të fundit në Maqedoni, Tirana zyrtare i dërgoi apel partive politike që të heqin dorë nga dhuna dhe t'i respektojnë premtimet e dhëna para fillimit të fushatës zgjedhore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
Shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha në konferencën e përbashkët të shtypit me kolegun e tij belg De Guht kërkoi na partitë politike të Maqedonisë që të respektojnë një fushatë zgjedhore të qetë, korrekte dhe demokratike e cila është "vendimtare për të ardhmen e vendit".
"Ne kërkojmë që autoritetet maqedonase të veprojnë pa asnjë rezervë t'i nxjerrin para ligjit fajtorët, pa marrë parasysh se kush janë ata. I nxitim të dyja palë që të respektjnë premtimin e tyre të dhënë për fushatë të qetë zgjedhore e cila është vendimtare për stabilitetin e Maqedonisë dhe vendimtare për plotësimin e aspiratave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO", deklaroi Basha.
Paraprakisht kryministri shqiptar Sali Berisha i bëri apel direkt partive politike shqiptare në Maqedoni që të tejkalojnë moskuptimet dhe të heqin dorë nga aktet e dhunshme.
Mediat shqiptare të cilat edhe më tej rregullisht informojnë për zhvillmin e fushatës zgjedhore në Maqedoni, vlerësojnë se Maqedonia me intervenimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë tani zhvillohet në atmosferë më relaksuese, por se edhe më tej te qytetarët ekziston një frikë e fshehtë nga përsëritja e dhunës.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|