
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Vendimi i Qeverisë që ta stopojë promovimin e projekteve personale para zgjedhjeve më hipokrite deri tani
Shkup, 18 maj (MIA) - LSDM-ja në konferencën për shtyp e cilësoi edhe si më hipokrite deri tani vendimin e Qeverisë për stopimin e promovimit të projekteve të paralajmëruara për shkak të fushatës parazgjedhore.
"Pasi që në 18 muajit e kaluar për vetëreklamim shpenzoi 35 milionë euro prej të cilave vetëm në 30 ditët e fundit 700.000 euro të tëra, të holla të qytetarëve, Qeveria gjoja do të ndërpresë me promovimin e politikave të veta, si respektimin e ligjeve në këtë shtet varet jashtëzakonisht nga vullneti i kryeministrit", tha Branko Trajçevski, zëdhënës i Shtabit zgjedhor i "Diellit - Koalicionit për Evropë".
LSDM-ja e akuzoi VMRO-DPMNE-në se pllakatat parazgjedhore i ngjet mbi bilbordet e "Diellit - Koalicioni për Evropë". Ky nuk është rast vetëm në Shkup, theksoi Trajçevski, por edhe nëpër tërë shtetin.
"Vallë nuk është mjaft që shpenzuat 35 milionë euro para të qytetarëve pëe vetëreklamim personal, ajo që çdo ditë punsoni nga dhjetëra mijë ushtarë partiak në institucionet shtetërore, dhe duhet në mënyrë shtesë të varfëroni qytetarët duke shçenzuar paratë e tyre për shtypjen e milionë pllakatave. Çdo hap i këtillë qartë tregon se me ju nuk ka rilindje, por vetëm golgotë për popullin maqedonas", tha Trajçevski.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|