E Hënë, 19.05.2008

  IDIVIDI Meny
Избори 2008
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

U lëshua në përdorim salla sportive "Gjorçe Petrov" në gjimnazin e Shkupit "Koço Racin".

Shkup, 18 maj (MIA) - Ministri i Financave Trajko Sllaveski, drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Ivica Georgievski dhe kryetari i komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski, sot e lëshuan në përdorim sallën sportive "Gjorçe Petrov" në gjimnazin "Koço Racin".

Bëhet fjalë për objekt shumëfunksional me sipërfaqe prej 1.300 metrave katrorë dhe kapacitet prej 500 shikues.

"Qeveria edhe një herë tregoi se e relaizon të premtuarën, të qenët parimor, përgjegjësinë dhe konsekuenca janë vlerat që e shënojnë punën e saj në 20 muajt e kaluar", tha ministri Sllaveski, para inaugurimit të sallës.

Për Qeverinë, theksoi Sllavevski, sporti dhe edukata fizike janë një nga elementet më të rëndësishme në procesin e përgjithshëm arsimor.

Salla "Gjorçe Petrov" është salla e gjashtë nga të paraparat me projektin "35 salla sportive" që filloi para një viti.

"Deri më tani, në kuadër të projektit janë ndërtuar pesë salla sportive në Vallandovë, Ilinden, Pehçevë, Çeshinono/Obleshevë dhe Makedonski Brod. Në vijim është ndërtimi i edhe 14 objekteve të këtilla. Katër prej tyre, në Demir Hisar, Sveti Nikollë dhe Kumanovë, do të përfundohen në dy muajt e ardhshëm me ç'rast do të arrihet numri 10 për një vit", theksoi ministri i Financave.

Drejtori Georgievski, paralajmëroi se në katër vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 145 salla shkollore, 9 pishina olimpike, 25 qendra tenisi, salla për hokej etj.

Sipas kryetarit të komunës Mitrevski, në komunën e Gjorçe Petrovit në 50 vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë objekt sportiv.

Salla "Gjorçe Petrov" duhet ta lëshonte në përdorim kryeministri Nikolla Gruevski, por ai nuk erdhi, për, siç u tha, shkaqe të arsyeshme.


Prezantim i rezultateve nga programi nacional për parandalimin e tuberkulozit
Miting i koalicionti për Evropë "Dielli" në Ohër
Miting i PDSH-së në komunën Vrapçishtë
Miting i BDI-së në fshatin Raven të Gostivarit
PDSH tregoi incizime në të cilën ktyetari i komunës së gostivarit pozon me armë
PRSD-ja i përjashtoi fraksionistët, reagim i Mitanovskit
VMRO-DPMNE: Janë të çuditshme pretekstet e paargumentuara të LSDM-së se nuk i keqpërdorin fëmijët në fushatën e tyre
LSDM: Vendimi i Qeverisë që ta stopojë promovimin e projekteve personale para zgjedhjeve më hipokrite deri tani
U lëshua në përdorim salla sportive "Gjorçe Petrov" në gjimnazin e Shkupit "Koço Racin".
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи