E Hënë, 19.05.2008

  IDIVIDI Meny
Избори 2008
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Hapet reparti i ri infektues në spitalin "Borka Taleski" në Prilep

Prilep, 18 maj (MIA) - Në Prilep sot është hapur Reparti i ri infektues pranë Spitalit të Qytetit "Borka Taleski", objekt i cili kushton një milion e dyqind mijë euro.

Ndërtesa trikatëshe e reaprtit infektues në qarkun e spitalit të Prilepit është ndërtuar shtatë vite. Ndërtimi filloi me 900.000 euro, para të siguruara nga shitja e Telekomit. Punët u ndërprenë, ndërsa në pothuajse dy vitet e fundit Fondi i shëndetësisë investoi edhe 300.000 euro që të rindërtohet dhe të sanohet.

"Rreth 120.000 banorë nga rajoni i Prilepit fituan një objekt bashkëkohor shëndetësor me të gjitha standardet", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, duke theksuar se Qeveria, këto dy vitet e fundit vëmendje i ka kushtuat shëndetësisë që do të vazhdojë edhe në periudhën e arsdhshme.

"Qeveria vëmendje të posaçme i kushton shëndetësisë. Me këtë objekt e vazhdojmë shembullin me hapjen e klinikave. Në muajt e ardhshëm edhe 40 objekte shëndetësore në Maqedoni do të fillojnë të ndërtohen ose do të hapen", paralajmëroi Selmani.

Për zëvendëskryeministrin Zoran Stavrevski, ky objekt shëndetësor është fitore e madhe punuese për kolektivin e spitalit dhe njëherit realizim i angazhimeve të Qeverisë për shëndetësi bashkëkohore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ndërtesa trikatëshe e Repartit infektues disponon me sipërfaqe të dobishme prej 1.600 metra katrorë, ndërsa këtu do të vendoset edhe reparti për terapi fizikale. Për kohë të shpejtë, premtoi drejtori i spitalit Bojan Risteski, reparti do të fitojë pajisje mjekësore bashkëkohore.


Prezantim i rezultateve nga programi nacional për parandalimin e tuberkulozit
Miting i koalicionti për Evropë "Dielli" në Ohër
Miting i PDSH-së në komunën Vrapçishtë
Miting i BDI-së në fshatin Raven të Gostivarit
PDSH tregoi incizime në të cilën ktyetari i komunës së gostivarit pozon me armë
PRSD-ja i përjashtoi fraksionistët, reagim i Mitanovskit
VMRO-DPMNE: Janë të çuditshme pretekstet e paargumentuara të LSDM-së se nuk i keqpërdorin fëmijët në fushatën e tyre
LSDM: Vendimi i Qeverisë që ta stopojë promovimin e projekteve personale para zgjedhjeve më hipokrite deri tani
U lëshua në përdorim salla sportive "Gjorçe Petrov" në gjimnazin e Shkupit "Koço Racin".
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи