
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Forumi i gruas pranë BDI-së u apelon të gjitha grave shqiptare në mënyrë masive të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare
Shkup, 18 maj (MIA) - Forum i gruas pranë BDI-së, i fton të gjitha gratë shqiptare, të gjitha nënat dhe motra tona, që në këto zgjedhje parlamentare të tregohen më aktive për të përcaktuar ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Të mos lejojnë që të manipulohet me votën e tyre. Apelojmë tek gruaja shqiptare në mënyrë masive të dalë në këto zgjedhje, e të mos lejojë të krijohet përshtypja e rrejshme se ato janë vetëm një numër me të cilin manipulojnë burrat. Apelojmë tek nënat shqiptare, të dëshmojnë se jo vetëm që dinë të rrisin gjenerata të edukuara, por dinë edhe të përkujdesen për ardhmërinë e fëmijëve të vetë, thuhet në konferencën e sotme për shtyp të forumit të grave pranë BDI-së.
Ne si forum i gruas, jemi të shqetësuar shkaku i atmosferës së tensionuar parazgjedhore, e cila lë pasoja të pashlyeshme tek fëmijët tanë. Na shqetëson fakti se “kasapët” e demokracisë, kanë arritur të krijojnë një atmosferë të trishtueshme nëpër vendbanimet shqiptare, ku shumë nëna janë të shqetësuara për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Na shqetësojnë pamjet kur të mitur janë bërë si bilborde të PDSH-së, dhe shëtisin rrugëve të stolisur me emblemat e kësaj partie. Na shqetëson fakti kur shohim se si përpara fëmijëve tanë shëtisin militantë të paskrupullt të PDSH-së, të cilët ndikojnë që fëmijët demokracinë ta kuptojnë si diçka të trishtueshme.
"Andaj apelojmë te të gjithë ata që përdorin edhe adoleshentë që natën të heqin flamujt e partisë sonë, që ta ndërpresin nxitje të destruktivitetit politik te moshat jomadhore. Prandaj themi se politika duhet t’u takojë politikanëve, e fëmijëria pa brenga fëmijëve. Prandaj ne përsërisim se flamujt partiak të cilësdo partie, nuk janë për duart e njoma të fëmijëve. E përsërisim se asnjë fitore politike nuk mundë të jetë aq e vlefshme sa ajo të paguhet edhe me shqetësimin e fëmijëve tanë. Përsërisim se nuk ka të ardhme të ndritshme nëse shkelet e sotmja e pronarëve të sajë: fëmijëve të sotëm", deklaroi kretarja e Forumit të gruas.
Andaj ne apelojmë edhe deri te oponenti ynë politik PDSH-ja, që të heq dorë nga ata grupe që në mbrëmje i çojnë fëmijët tanë të mos shëtisin lirshëm nëpër lagjet ku jetojnë, por të mbyllen nëpër shtëpi. Apelojmë deri te të gjithë që të bëjmë çmos që të mos lejojmë që fëmija ynë të jetojë mes krimit dhe ëndrrës për një fëmijëri të qetë. Ne apelojmë tek të gjitha partitë që të bëjmë garë nëpërmjet projekteve për punësime, për ndërtim të qendrave ku fëmijët tanë do arsimohen e do jetojnë fëmijëri të lumtur, e jo t’u lëmë vetëm kafene. Sepse edhe ashtu vendbanimet shqiptare janë përplot me kafene nga të cilat mbledhin të ardhura reketuesit e PDSH-së, e pa objekte që do mundësonin punësimit e të rinjve tanë. Ne besojmë se edhe kryesuesit e PDSH-së duhet ta kenë ditur rregullit se ai që shkel mbi lojërat fëmijërore, mundë të shkel mbi çdo gjë.
Se ai që zgjedhjet i konsiderojnë si “betejë për jetë a vdekje”, që zgjedhjet i konsideron si “kasaphanë”, të ardhmen e fëmijëve tanë e ka shpallur të vdekur para se ajo të arrijë. Prandaj u themi grave shqiptare se në këto zgjedhje ato vendosin për më shumë se kush do e fitojë betejën politike: vendosin për atë se a do e humbin, apo do e fitojnë betejën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Betejën për të ardhmen e fëmijëve të vetë, ato do mund ta fitojnë vetëm nëse dalin masovikisht në këto zgjedhje dhe nëse votojnë për partinë e atij që ua solli lirinë: për BDI-në e AlI Ahmetit, deklaroi kryetarja e Forumit të gruas pranë BDI-së.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|