
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Serbia i dorëzoi notë protestuese ambasadorit të Maqedonisë në Beograd për shkak të demarkacionit të kufirit me Kosovën
Beograd, 3 korrik (MIA) - Ministria serbe e Punëve të Jashtme sot i dorëzoi notë protestuese ambasadorit të Maqedonisë në Beograd Aleksandar Vasilevski, për shkak të vazhdimit të aktiviteteve për demarkacionin e kufirit të Republikës së Maqedonisë me Kosovën, njofton Tanjugu.
Siç transmeton MIA, në notën protestuese thuhet se "me demarkacionin rreptësisht shkelet Marrëveshja për shtrirje dhe shënim të kufirit të shtetit nga viti 2001".
"Pala maqedonase me fillimin e demarkacionit të kufirit me Kosovën nëpërmjet bashkëpunimit me organet e paautorizuara nga Prishtina, tregon se nuk e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë dhe nuk e respekton si palë kontraktuese. Kjo është në kundërtshtim me frymën dhe dispozitat e Marrëveshjes për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe përparimin e bashkëpunimit nga viti 1996", thuhet në kumtesën e MPJ-së serbe.
Në notë, thuhet se për Serbinë janë të pavlefshme "të gjitha marrëveshjet dhe aktivitetet, të cilat pala maqedonase i realizon në bashkëpunim me organet jokompetente të Kosovës" dhe se shkelja e normave ndërkombëtare nga ana e Republikës së Maqedonisë do të parashtrohet para institucioneve kompetente të Kombeve të Bashkuara.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|