
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Reagim i presidentit të shtetit ndaj pohimeve të MPJ-së për emërimin e ambasadorëve në Indi dhe Izrael
Shkup, 3 korrik (MIA) - Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovski, duke reaguar ndaj kumtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, në të cilën thuhet se ai nuk ka dashur t'i nënshkruajë vendimet për emërimin e Petar Jovanovskit për ambasador në Indi dhe Pajo Aviroviqit për ambasador në Izrael, thekson se kjo është bërë për shkak se në këtë rast është shkelur Ligji për emërimin e ambasadorëve.
"Megjithatë, neni 37 i Ligjit, qartë tregon se 'në bazë të harmonizimit paraprak midis presidentit dhe ministrit, për kandidat për ambasador, procedurën për emërimin ambasador të Republikës së Maqedonisë e miraton ministri, i cili deri te Qeveria parashtron propozim për emërimin e ambasadorëve'. Në rastin konkret, nga ana e Qeverisë është miratuar vendim për emërimin e ambasadorëve, e paraprakisht të mos respektohet dhe zbatohet procedura ligjore në pjesën e konfirmimit të kandidatëve me harmonizimin e qëndrimeve mdis presidentit të shtetit dhe ministrit të Punëve të jashtme", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit Cërvenkovski.
Nga kabineti thonë se gjatë ditës së djeshme kabineti i presidentit për këtë e ka njoftuar kabinetin e ministrit të Punëve të Jashtme.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|