
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Athina refuzon bisedime për pronat dhe të drejtat e maqedonasve nga Egjeu
Athinë, 3 korrik (MIA) - Athina i hedh poshtë konfirmimet e Shkupit se pala greke po tenton ta zgjerojë rendin e ditës në negociatat për emrin, si dhe kërkesën që të bisedohet edhe për kthimin e pronave të maqedonasve të dëbuar nga Greqia gjatë kohës së luftës, shkruan sot gazeta "Katimerini", duke iu referuar burimeve në Qeverinë greke.
Gazeta e transmeton deklaratën e djeshme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski se Athina në secilin takim të ri parashtron kërkesa të reja dhe nëse shkohet sipas këtij parimi, do të ishte mirë që së bashku me emrin të zgjidhet edhe çështja e pronave të maqedonasve nga Egjeu dhe e drejta që ata krahas shtetësisë së Maqedonisë, të marrin edhe shtetësi greke.
Përfaqësues zyrtarë grekë, në të cilët referohet "Katimerini", pohojnë se korniza e negociatave, të cilat mbahen me ndërmjetësim të Metju Nimicit, janë qartë të përcaktuara dhe kanë të bëjnë vetëm me gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për emrin, ndërsa të dy palët mundet me vetiniciativë të vendosin çështje plotësuese.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|