
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
MPJ: Presidenti Cërvenkovski refuzon t'i nënshkruajë vendimet për emërimin e ambasadorëve në Indi dhe Izrael
Shkup, 3 korrik (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, sot nëpërmjet një kumtese shpreh befasi nga vendimi i presidentit Branko Cërvenkovski që të mos e miratojë procedurën për akreditim të Petar Jovanovskit dhe Pajo Aviroviqit për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Indi, respektivisht Izrael, propozime të cilat Qeveria njëzëri i ka pranuar, për shkak se kur propozimet i janë kumtuar, ai nuk ka pasur kurrfarë vërejtje.
"MPJ-ja ndjen nevojë që ta informojë opinionin, e njëherit edhe ta përkujtojë zotëri Cërvenkovskin se para publikimit të propozimeve për vendosjen e ambasadorëve në Nju-Delhi dhe Tel Aviv, ministri Milloshoski personalisht e ka informuar presidentin, me ç'rast nga ana e shefit të shtetit nuk janë kumtuar kurrfarë vërejtjesh për emërimin e dy diplomatëve profesionistë për ambasadorë. Për këtë arsye, nuk mundemi ta kuptojmë reagimiin e këtillë, posaçërisht pasi është kundërshtues i angazhimeve për diplomaci profesionale. Ambasadorët Petar Jovanovski dhe Pajo Aviroviq, vijnë nga rradha e diplomatëve profesionistë të MPJ-së, me përvojë shumëvjeçare, që me rëndësi të jashtëzakonshme në momentet kur Maqedonia po e zgjeron rrjetin e saj diplomatik në Indi dhe Izrael"; thuhet në kumtesën e sotme të MPJ-së.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreson se presidenti i Republikës së Maqedonisë "do ta përmirësojë lëshimin e këtillë dhe do të nënshkruajë në dekretet për akreditim të diplomatëve profesionistë për ambasadorë të Republikës së Maqedonisë në Indi dhe Izrael, duke i vendosur në plan të parë interesat shtetërore".
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|