
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Hapet Shkolla e parë e lartë profesionale Biznes Akademia Smilevski - BAS
Shkup, 3 korrik (MIA) - Me mundësi për studim në sferën e biznes menaxhmentit me praktikë studentore sot në Shkup solemisht u hap Shkolla e parë e lartë profesionale Biznes Akademia Smilevski - BAS.
Në vitin shkollor 2008/2009 është paraparë që të regjistrohen gjithsej 65 nxënës, prej të cilëve 45 në Shkup dhe 20 në Manastir. BAS do të ofrojë studime trevjeçare në sferën e biznes menaxhmentit - sipërmarrës, komercialist dhe sekretar afarist. Akademia do të punojë me program origjinal studimor e bazuar në realitetit afarist në Maqedoni.
"Hapin Akademi ku së bashku me studentët do t'i zgjedhim problemet nga ekonomia. Me mënyrën tonë të punës jemi të gatshëm t'i dallojmë ndryshimet në biznesin e Maqedonisë", tha menaxheri i BAS-it, Gorazd Smilevski.
Pronari i Akademisë Cvetko Smilevski, theksoi se shkolla është vetëm fillim, në të cilin me krenari studentët do të përkujtohen dhe do të tregojnë për të.
"Atë që e kemi punuar plotë 17 vite tani dëshirojmë ta ngrisim në Akademi dhe me mësim dhe me më pak gabime ta hymë në botën e punës. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi të vetëdijshëm se ku ndodhemi në fillimin e një udhëtimi të madh. Do t'i tregojmë opinionit se edhe këtu mundet të bashkëpunohet dhe përparohet, por ne nuk jemi të vetmit, ne jemi specifik dhe besojmë se shërbimi tek ne do të jetë më i mirë se sa te konkurrentët", tha Smilevski.
Qëllimi kryesor i studimeve, siç u tha në promocion, është përgatitja e bashkëpunëtorëve afaristë profesioanë për ekip menaxhues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zhvillim, si dhe e bashkëpunëtorëve afarist për nivel mbikqyrës dhe menxhim të mesëm në ndërmarrjet e mëdha.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|