
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Takim lamtumirës i ministrit Milloshoski me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Vlladimir Prela
Shkup, 3 korrik (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Vlladimir Prela.
Në takimin, siç njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë, është shprehur kënaqësi e ndërsjellë nga zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve dhe u theksua nevoja nga gjetja e mundësive të reja për përparimin e tyre të mëtejshëm në sferat e interesit të përbashkët.
Duke i shprehur urime për përfundimin e suksesshëm të misionit diplomatik në Maqedoni, ministri Milloshoski e ka përshëndetur kontributin e ambasadorit Prela për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, duke shprehur bindje se do të vazhdojnë aktivitetet e filluara për intensifikimin e bashkëpunimit.
Milloshoski ka shfaqur shpresë se niveli i lartë i marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të paraqesin nxitje për realizimin edhe të aktiviteteve rajonale, me qëllim të realizimit të angazhimeve për rajon stabil dhe me prosperitet.
Duke shprehur falënderim për bashkëpunimin e suksesshëm me institucionet e Maqedonisë, ambasadori Prela potencoi se me kënaqësi do të dërgojë përshtypje pozitive nga misioni i tij shumëvjeçar diplomatik në Republikën e Maqeodnisë.
Ambasadori shqiptar ka shprehur pritje se dialogu i deritanishëm dhe niveli i lartë i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi edhe më tej do të zhvillohen në vijë e sipër, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|