
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Kuvendi do të shqyrtojë ligje nga axhenda e BE-së
Shkup, 4 korrik (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë sencën e katërt, në rend dite të së cilës janë ligjet për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me ato evropiane.
Sipas rendit të ditës të propozuar, seanca duhet të fillojë me debat rret Propizimit vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelimin e këshillit të kanalit kuvendor. Pastaj deputetët mes tjerash, duhet t'i shyrtojnë propozimet për miratimin e procedurës së shpjetë të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obliguese, ligjet për vendosjen e parashtresave dhe propozimeve, për rezerva të obliguara të naftës dhe derivateve të naftës, për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për familje, Ligj për marrëdhënie të obligueshme dhe reale juridike në komunikacionin ajror... të gjitha me propozim ligje dhe nga axhenda e BE-së.
Deputetët e Maqedonisë duhet të debatojnë edhe rreth propozimeve për miratimin e procedurës urgjente Ligj për detyrimin e Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesërishëm të "Projektit për ndërtimin e sallave për edukatë fizike". Para deputetëve janë edhe ligjet për detyrim të Republikës së Maqedonisë për hua në Bankën ndërkombëtare për zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua sipas projektit për përmirësimin e rrjetit rajonal dhe lokal, si dhe ligjet për ndryshimin e Ligjit për prodhime ndërtimore dhe Ligji për lëndët e para minerale... të gjitha me propozim ligje.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|