
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Nëntë të plagosur nga një sulm i armatosur në Radushë
Shkup, 4 korrik (MIA) - Nëntë persona janë plagosur në një incident të armatosur që ndodhi mbrëmë në orën 23.45 minuta para çajtores në fshatin Radushë të Shkupit
Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi ngjarjen duke sqaruar se para çajtores pronë e M.S nga Radusha, personat R.S, S.S, M.S, E.S. dhe V.S. të gjithë nga i njëjti fshat kanë shtënë me çifte, pistoletë dhe automatik drejt 25-vjeçarit B.A. Sipas banorëve të fshatit Radushë , B.A është djali i deputetit Rafiz Aliti nga BDI-ja.
Me dy automjete sulmuesit kanë arritur në çajtore dhe kanë hapur zjarr drejt B.A i cili atë moment qëndronte para saj. Përveç B.A, janë plagosur edhe një prej sulmuesve dhe edhe gjashtë persona të cilët kanë qenë në ose para çajtores.
Në këtë sulm janë plagosur edhe R.A (54), Z.T. (46), N.M (47), M.P (53) J.P (44) B.F. (36) dhe Xh.S të gjithë nga Radusha. Nga armë zjarri është plagosur edhe S.S, i cili ka qenë së bashku me sulmuesit. Të plagosurit janë transportuar dhe janë mbajtur në mjekim në Spitalin ushtarak dhe në spitalin e qytetit në Shkup.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë në praninë e gjykatësit hetues dhe prokurorit publik, ndërsa vazhdojnë masat për gjetjen e sulmuesve dhe ndriçimin e plotë të rastit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|