
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Fillon sistemi i çmimeve referente për barna
Shkup, 1 gusht (MIA) - Prej sot fillon sistemi i çmimeve referente për të gjitha barnat në mbrojtjen primare shëndetësore që bien në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM).
Në pajtim me sistemin e çmimeve referente , FSSHM për secilin ilaç gjenerik do ta pranojë shumën e caktuar ose të ashtuquajturën çmimin referent, i caktuar sipas Rregullores për caktimin e çmimeve referente, në të cilën Fondi në llogarinë e të siguruarit e kompenzon nëpër barnatoret. Kjo do të thotë pasi mjeku amë do t'i nënshkruajë ilaçet e caktuara gjenerike, të siguruarit u jepet mundësia vetë të zgjedhin nga cili prodhues do ta blejnë ilaçin, kurse përdersia ka ndryshime nga çmimi referente me atë të të çmimit me shumicë të ilaçit të zgjedhur, vetë e kompensojnë.
Me vendosjen e sistemit të çmimeve referente të ilaçeve, në pajtim me standardet evropiane dhe me rregullat, Fondi i rrumbullakson reformat në mbrojtjen primare të shëndetësisë dhe vendosë konkurrencë në cilësinë dhe çmimin për të gjitha ilaçet nga lista pozitive.
FSSHM për mbrojtjen primare shëndetësore konfirmoi çmime referente të 873 ilaçeve nga prodhimtaritë e ndryshme për 360 gjenerikë. Do të sigurohen edhe dorracakë për çmimet referente të ilaçeve nga mbrojtja primare shëndetësore që janë në barrë të Fondit, në të cilën do të shpërndahen deri në ordinancat e mjekëve të zgjedhur dhe barnatoret, ku do të jenë të kapshëm edhe të siguruarit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|