
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Kryetari i Kuvendit Veljanovski u takua me kryetarin e sapozgjedhur të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive Xhevat Ademin
Shkup, 1 gusht (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski sot, pas mbajtjes së seancës konstituive të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive, pati takim pune me kryetarin e posazgjedhur të Komitetit, Xhevat Ademi.
Në takimin, siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, është biseduar për realizimin efikas të kompetencave të Komitetit në funksion të sigurimit të të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë dhe shqyrtimin e çështjeve parimore nga fusha e marrëdhënieve midis bashkësive.
Kryetari i Kuvendit Veljanovski kryetarit të Komitetit Xhevat Ademit i dëshiroi punë të suksesshme në drejtim të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, si një nga kushtet për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|