E Premte, 01.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Deklaratë solemne e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë

Shkup, 1 gusht (MIA) - Anëtarët e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë sot para kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhanë deklaratë solemne për kryerje të vetëdijshme të funksionit dhe për respektimin e ligjeve.

Deputetët dje i zgjodhën tre anëtarët e Këshillit të prokurorëve publikë qi i propozon Parlamenti. Janë zgjedhur Nikolla Ivanovski, gjykatës nga Gjykata Themelore 1 në Shkup, Naser Ajdari, nëpunës shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë dhe Faik Asllani, avokat nga Gostivari.

Me kompletimin e Këshillit të prokurorëve publikë, siç deklaroi prokurori publik republikan Lupço Shërgovski, duhet të fillojë zgjedhja e prokurorëve të rinj publikë për shkak se, siç tha ai, në këtë pjesë punohet me përkufizim të kapaciteteve.

Shërgovski paralajmëroi se edhe do të kryejë kontrollim dhe vlerësim të prokurorëve publikë të cilët tashmë e kryejnë funksionin dhe nëse konfirmohen lëshime do të qaset ndaj shkarkimit të tyre.

Lidhur me rastin e kryetarit të komunës së Strumicës Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij Shërvgovski potencoi se Porkuroria Publike ka vepruar në pajtim me bindjet se duhet të parashtrohet ankesë e vendimit të marrë nga gjykatësi hetues, që është negative për Prokurorinë Publike.

"Ne shkuam me propozim për paraburgim, ndërsa gjykatësi hetues atë nuk e pranoi. E shfrytëzuam ankesën si mjet juridik dhe këtu nuk shoh kurrfarë procedurë të shkelur, as megjithatë intencion apo tendencë që dikujt t'i shaktohet dëm", deklaroi prokurori publik republikan.

Për paralajmërimin e presidentit të shtetit Branko Cërvenkovski se do ta abolojë kryetarin e Komunës së Strumicës Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij në rast se LSDM-ja e ndërpret bojkotin e Kuvendit, Shërvgovski potencoi se ajo është e drejtë e tij legjitime.

Sipas Shërgovskit, garanca e ofruar prej gjysëm milion euro nga ana e avokatëve të Zaevit që të mbrohet në liri është pa lëndë.

Prokurori publik republikan Lupço Shërgovski pohoi se në këtë moment nuk ekziston gjasë për zgjerimin e procedurës hetuese për rastin që zhvillohet kundër kryetarit të Strumicës Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij.


Në qershor janë dhënë 284 leje për ndërtim
Seanca të tre komisioneve kuvendore
Kuvendi i Maqedonisë do ta mbajë seancën e 19-të
Pranim-dorëzim i detyrës zëvendës-shef i SHM-së së ARM-së
Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Ambasada britanike do të nënshkruajnë marrëveshje për mbështetje të fushatës publike
Vendosje e gur-themelit të shtëpisë së re të qytetit në komunën e Prilepit
Bocevski: Qeveria i kthen autobusët dykatëshe në Shkup
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи