
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat (DPL)
Shkup, 1 gusht (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 19-të, me 70 vota "për" pa asnjë kundër apo të përmbajtur, i zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Kryeministri Nikolla Gruevski, duke e elaboruar propozimin, theksoi se zgjedhja e zëvendësminitrave bëhet sipas parimeve dhe projekteve të njejta nga programi i Qeverisë. Ai pret që ata me ndërgjegje dhe profesionalizëm të punojnë.
"Pesë prioritetet strategjike të Qeverisë - zhvillimi i ekonomisë, zvogëlimi i papunësisë, përshpejtimi i rritjes ekonomike, anëtarësimi në BE dhe NATO, vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe toleranca dhe riimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe investimi serioz në arsim", shtoi Gruevski, do të jetë edhe prioritete të zëvendësminitrave, të cilët, siç tha, janë njerëz me përvojë të pasur profesionale, pune dhe jetësore.
"Në Programin janë përmenden një sërë qëllimesh dhe projekte të veçanta. Këto projekte do të jenë detyrë edhe e ministrave dhe zëvendësminitrave. Zëvendësit janë të vetëdijshëm për këtë. Ata e pranuan programin. Me ta pata bisedime të ndara dhe ata janë vendosës dhe të gatshëm që fuqimisht të kontribuojnë në zbatimin e këtij Programi, i cili është premtuar nga ana e partive politike të koalicionit para zgjedhjeve, edhe të cilën e miratoi edhe ky Parlament", tha kryeministri Gruevski.
Për zëvendësministra janë zgjedhur Emil Dimitrov në Mbrojtje, Xhevat Buçi në MPB, Ibrahim Ibrahimi në Ministrinë e Drejtësisë, të Arsimit Lindita Qazimi dhe në Ministrinë e Financave Nedim Ramizi.
Metodij Haxhi Vaskov do të jetë zëvendësministër i Ekonomisë, i Bujqësisë Hristian Delev, të Shëndetësisë Vlladimir Popovski, zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është Spiro Ristovski dhe Faruk Feratoski është zëvendësministër i Vetqeverisjes Vendore.
Në Ministrinë e Kulturës funksionin e zëvendësministrit do të kryejë Dragan Nedellkoviq, Mirjana Sekullovska është në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, ndërsa Lupço Dimovski do të jetë zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Nga përbërja e mëparshme qeveritare, Zoran Petrov dhe Sonja Lepitkova mbeten në vendet e zëvendësminitrave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht në Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Zëvendësministrat e zgjedhur në seancën, pas pauzës, duhet të japin betime solemne me të cilat do të obligohen në kryerje të përgjegjshme të funksioneve.
Në seancë paraprakisht është verifikuar mandati i Hristina Runçevës për deputet në Kuvendin e Maqedonisë, në pajtim me raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Deputetët do të debatojnë edhe rreth propozimeve për miratim me procedurë urgjente të vendimeve për shkallën e kontributeve nga pagat për sigurim pensional dhe invalidor nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011, për shkallën e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor të bujqive individual nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011 dhe për shkallën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor të stazhit të sigurimit që vlerësohet me kohëzgjatje të rritur nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011, të gjitha me propozim vendime.
Midis pikave janë edhe propozimi për miratim me procedurë urgjente të vendimit për shkallën e kontributeve për punësimin nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011 dhe rreth propozimit të miratimit me procedurë urgjente të vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shkallët, bazat dhe kontributet për sigurim shëndetësor të detyruar, të dyja gjithashtu me propozim të vendimit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|