E Premte, 01.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat

Shkup, 1 gusht (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 19-të, me 70 vota "për" pa asnjë kundër apo të përmbajtur, i zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Nikolla Gruevski, duke e elaboruar propozimin, theksoi se zgjedhja e zëvendësminitrave bëhet sipas parimeve dhe projekteve të njejta nga programi i Qeverisë. Ai pret që ata me ndërgjegje dhe profesionalizëm të punojnë.

Për zëvendësministra janë zgjedhur Emil Dimitrov në Mbrojtje, Xhevat Buçi në MPB, Ibrahim Ibrahimi në Ministrinë e Drejtësisë, të Arsimit Lindita Qazimi dhe në Ministrinë e Financave Nedim Ramizi.

Metodij Haxhi Vaskov do të jetë zëvendësministër i Ekonomisë, i Bujqësisë Hristian Delev, të Shëndetësisë Vlladimir Popovski, zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është Spiro Ristovski dhe Faruk Feratoski është zëvendësministër i Vetqeverisjes Vendore.

Në Ministrinë e Kulturës funksionin e zëvendësministrit do të kryejë Dragan Nedellkoviq, Mirjana Sekullovska është në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, ndërsa Lupço Dimovski do të jetë zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga përbërja e mëparshme qeveritare, Zoran Petrov dhe Sonja Lepitkova mbeten në vendet e zëvendësminitrave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht në Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Zëvendësministrat e zgjedhur në seancën, pas pauzës, duhet të japin betime solemne me të cilat do të obligohen në kryerje të përgjegjshme të funksioneve.

Në seancë paraprakisht është verifikuar mandati i Hristina Runçevës për deputet në Kuvendin e Maqedonisë, në pajtim me raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Deputetët do të  debatojnë edhe rreth propozimeve për miratim me procedurë urgjente të vendimeve për shkallën e kontributeve  nga pagat për sigurim pensional dhe invalidor nga 1 janari  i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011, për shkallën e kontributeve  për sigurim pensional dhe invalidor të bujqive individual nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011 dhe për shkallën e  kontributit për sigurim pensional dhe invalidor të stazhit të sigurimit që vlerësohet me kohëzgjatje të rritur nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011, të gjitha me propozim vendime.

Midis pikave janë edhe propozimi për miratim me procedurë urgjente të vendimit për shkallën e kontributeve për punësimin nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor të vitit 2011 dhe rreth propozimit  të miratimit me procedurë urgjente të vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shkallët,  bazat dhe kontributet për sigurim shëndetësor të detyruar , të dyja gjithashtu me  propozim  të vendimit.


Deklaratë solemne e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë
Kryetari i Kuvendit Veljanovski u takua me kryetarin e sapozgjedhur të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive Xhevat Ademin
Fillon sistemi i çmimeve referente për barna
Në qershor janë dhënë 284 leje për ndërtim
Seanca të tre komisioneve kuvendore
Kuvendi i Maqedonisë do ta mbajë seancën e 19-të
Pranim-dorëzim i detyrës zëvendës-shef i SHM-së së ARM-së
Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Ambasada britanike do të nënshkruajnë marrëveshje për mbështetje të fushatës publike
Vendosje e gur-themelit të shtëpisë së re të qytetit në komunën e Prilepit
Bocevski: Qeveria i kthen autobusët dykatëshe në Shkup
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи