
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Në "Bogorodicë" deri në gusht janë regjistruar 1,5 milion udhëtarë
Gjevgjeli, 2 gusht (MIA) - Shërbimet kufitare në VK "Bogorodicë" në fillim të muajit e regjistruan udhëtarin e një milion e 500-in për shtatë muajt e kaluar të vitit, domethënë ky vendkalim mbetet ende më i frekuantuari në vend.
Lëvizja e turistëve në këtë vendkalim gjatë muajit të kaluar është rrit për 46 për qind. Sipas të dhënave të shërbimit doganor, në dalje të Maqedonisë gjatë muajit korrik kufirin kanë kaluar gjithsej 379.850 qytetarë, prej të cilëve 312.500 shtetas të huaj, dhe 67.350 vendas.
Pjesëmarrja e turistëve nga Maqedonia në qarkullimin e përgjithshëm të VK "Bogorodicë" edhe gjatë muajit korrik është me përqindje të ulët-18, por në krahasim me muajin qershor është regjistruar rritje prej dhjetë mijë udhëtarë të vendit.
Frekuencë më të madhe ka në dalje të Maqedonisë, ku punohet në të gjitha korsitë rrugore që janë në disponim, për shkak se 65 për qind e qarkullimit është në drejtim të Greqisë apo bregdetit të Turqisë. Intensiteti nuk ka të ndalur as në hyrje të Maqedonisë, për ata që kanë mbaruar pushimet.
Në funksion janë të tetë korsitë që janë në disponim, me qëllim që udhëtarët të qarkullojnë më lehtë pa ndërprerje më shumë se se pesë deri në 10 minuta.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|