
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Vendimi për mosnënshkrimin e ligjeve të votuara sërish parashtrohet në Kuvend
Shkup, 4 gusht (MIA) - Kabineti i presidentit Branko Cërvenkovski sot edhe formalisht ia dorëzoi shërbimit të Kuvendit vendimin e mosnënskrimit të dekreteve për shpalljen e disa ligjeve të cilat Parlamenti i ka rivotuar të premten edhe krahas vërejtjeve të presidentit të shtetit.
Presidenti nuk i nënshkroi dekretet për shpallje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të Ligjit për lobim, Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit marrëdhënie pune, Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për avokaturë, Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë.
Në elaborimin e vendimit të mos i nënshkruajë shtatë ligjet, vlerësohet se rivotimi i tyre në Kuvend do të thotë shkelje e rëndë e normave kushtetuese dhe ligjore. Procedura e tillë, siç thuhet, është e mundur vetëm me paralajmërim me shkrim nga ana e presidentit të shtetit deri te kryetari Kuvendit për çfarë arsye nuk i ka nënshkruar pas votimit të tyre të parë, që këtë radhë nuk qenë e rastit.
Vërejtje lidhur me vendimin e presidentit të shtetit për mosnënshkrimin e ligjeve shfaqi edhe kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe shumica qeveritare.
"Mosnënshkrimin e dekreteve askush nuk e konteston, por presidenti është i obliguar që dekretet për ligjete e miratuara nga Kuvendi t'i nënshkruajë në një afat prej shtatë ditësh që ata të shpallen dhe të hyjnë në fuqi", reagoi përmes kumtesës Veljanovski.
Sipas tij, pohimet e Cërvenkovskit se vendimet dhe ligjet e miratuara të premten në Kuvend nuk janë valide dhe prodhojnë vepër të drejtë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë hyjnë në kompetencat e Kushtetutës dhe Shtëpisë Ligjëdhënëse dhe mohimin e tyre, pa në këtë rast të merret parasysh, se presidenti i shtetit është i obliguar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.
Partia më e madhe qeveritare VMRO-DPMNE vlerëson se vendimi i presidentit Cërvenkovski që mos të nënshkruajë Ligjet për të cilat kuvendi u prononcua për herë të dytë, drejpërdrejt e shkel Kushtetutën, kurse së bashku me abolimin e kreytarit të Komunës së Strumicës Zoran Zaev kryen grusht shtet të dyfishtë mbi institucionet.
Ndërkohë edhe presidenti i shtetit edhe deputetët e Kuvendit janë në pushim vjetor.
Cërvenkovski me ftesë të kolegut të tij Abdulla Gjyl, shtatë ditët e ardhme do t'i kalojë në pushim në Turqi.
Deputetët, megjithatë duhet ta vazhdojnë punën më 25 gusht për kur është caktuar seanca e 18-të.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|