
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Dega e VMRO-DPMNE-së nga Strumica kërkon që Zaevi të kthehet në paraburgim
Strumicë, 4 gusht (MIA) - Dega e VMRO-DPMNE-së nga Strumica kërkon që abulimi i presidentit të shtetit të vlejë vetëm për bashkëpunëtorët e kryetarit të komunës së Strumicës Zoran Zaev, ndërsa ai të kthehet në paraburgim në burgun hetues në Shkup dhe nëpërmjet institucioneve të sistemit ta dëshmojë pafajësinë e tij, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi i degës Viktor Baxhukov.
"Pas grushtetit të dyfishtë të Branko Cërvenkovskit, me çka me siguri ka pasur për qëllim të shkaktojë edhe një krizë të planifikuar parlamentare, populli duhet të zgjohet dhe të thotë mjaft është. Persona të dyshuar për vjedhjen e tetë milionë eurove janë amnistuar vetëm për shkak se njëri prej tyre është Zoran Zaev", tha Baxhukov.
Ai dërgoi apel deri tek të gjithë ata, të cilët, siç tha, e prishin rendin dhe qetësinë e qytetarëve të komunës së Strumicës, të ndërpresin me "përkrahjet e montuara të drejtësisë".
"Drejtësinë duhet ta përkrahim të gjithë, e jo vetëm anëtarët dhe simpatizuesit e LSDM-së", tha Baxhukov.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|