
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Veljanovski kërkon nga Cërvenkovski t'i nënshkruajë ligjet e miratuara më 1 gusht
Shkup, 4 gusht (MIA) - Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, njoftoi se duke u nisur nga kompetencat e tij kushtetuese dhe lidhur me rregulloren, sot në mëngjes deri te presidenti i shtetit i parashtroi 55 dekretet për shpalljen e ligjeve të cilat Kuvendi në seancën e mbajtur më 1 gusht sërish i shqyrtoi dhe i miratoi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
"Duke u nisur nga neni 75 paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, presidenti i shtetit është i obliguar që për këto ligje t'i nënshkruajë dekretet, me çka ligjet pas shpalljes në Gazetën zyrtare do të hyjnë në fuqi. Me këtë rast i bëj thirrje presidentit të shtetit parimisht ta respektojë Kushtetutën dhe kompetencat e tij, duke u nisur nga fakti se ai gjatë marrjes së funksionit jep deklaratë solemne para Kuvendit, me të cilën obligohet ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet", theksoi kryetari i Kuvendit.
Veljanovski përkujton se për vlerësimin e kushtetuetshmërisë kompetent është vetëm Gjykata Kushtetuese.
"Çdo qytetar ose institucion mund të vendosë procedurë për vlerësimin e kushtetuetshmërisë së çdo ligji ose ndonjë akti tjetër, respektivisht edhe presidenti i shtetit edhe si qytetar, por edhe si institucion mund të ngrit një procedurë të tillë. Duke u nisur nga e gjithë kjo, edhe një herë e lus presidentin e shtetit t'i nënshkruajë dekretet për ligjet për të mirën e qytetarëve dhe shtetit në tërësi. Njëkohësisht me këtë të gjithë do të tregojmë se në Republikën e Maqedonisë respektohet rendi kushtetues dhe juridik", thuhet në kumtesën e kryetarit të Kuvendit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|