
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Mbrojtja e Tarçulloskit më së voni deri nesër do të parashtrojë ankesë për aktgjykimin
Hagë, 7 gusht (MIA) - Mbrojtja e Johan Tarçullovskit më së voni deri nesër, kur kalon afati i funditi dorëzimit, do të parashtrojë ankesë për aktgjykimin e Këshillit Gjyqësor të Tribunalit të Hagës, i cili më 10 korrik i shqiptoi dënim me burg me kohëzgjatje prej 12 viteve për rastin e Lubotenit.
Gjykata e Hagës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për vazhdimin e afatit për dorëzimin e ankesës.
Avokati i Tarçullovskit, Antonio Apostollski i cili ndodhet në Hagë, konfirmoi se ankesa është e përgatitur dhe do të dorëzohet në Gjykatë në afatin e caktuar. Ajo përfshin 15 pika dhe 15 citate të ankesës, të përfshira nga gjykimi i plotë, pothuajse për të gjitha pikat.
Mbrojtja do të ankohet në zbatimin e gabuar të së drejtës materiale dhe në konfirmimin e gabuar të gjendjes faktike. Pas dorëzimit të ankesës, avokatët duhet të arsyetojnë para gjykatësve në afat prej 75 ditëve. Deri në vendimin përfundimtar të ankesës Johan Tarçullovski mbetet në paraburgim në Sheveningen.
Ndërkohë, ankesë, por të aktvendimit lirues për Lube Boshkovskin, deri te Tribunali ka parashtruar prokuroria.
Lube Boshkovski ishte liruar për të gjitha pikat e akuzës ndërsa Johan Tarçullovski u dënua me 12 vjet burgim.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|