
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Sopranja e njohur nga Shqipëria Inva Mula do të inrepretojë në Verën e Ohrit
Shkup, 8 gusht (MIA) - Në Teatrin antik në Ohër sonte, në suaza të Verës së Ohrit do të paraqiten sopranoja nga Shqipëria Inva Mula dhe këngëtarët e operës nga Maqedonia - baritoni Boris Trajanov dhe basi Aleksandar Stevanoski. Për herë të dytë këtë vit, në edicionin e 48-të të festivalit, do të performojë edhe Filarmonia e Maqedonisë nën dirigjimin e Françesko Rosas nga Italia, i cili që nga viti 2004 është dirigjent i përhershëm në Operën në Napoli.
Iva Mula, e cila jeton dhe punon në Francë, famën e saj internacionale e ka fituar me marrjen e çmimit të parë në garën "Plasido Domingo" në vitin 1993. Prej atëherë ajo interpreton bashkë me këtë tenor të njohur të të gjitha qendrave botërore të operas, në mesin e të cilëve edhe në Skalën e Milanos dhe të Metropolitenit në Nju-Jork. Në filmin "Elementi i pestë" ajo e huazoi zërin për rolin e Divës së operas. Ajo do të këndojë me ftesë së maestros Trajanov, i cili në konferencën për shtyp në Shkup tha se e konsideron për person me cilësi të mëdha njerëzore dhe profesionale.
"Dëshiroja të paraqitet Mula për shkak të shqiptarëve të mi të dashur në Maqedoni, pasi paragjykimet duhet të tejkalohen, e nuk ka vend më të mirë për këtë se në kulturë", tha maestro Trajanov, i cili në karrierën e tij ka luajtur mbi 45 role në më shumë se 700 shfaqje, së bashku me solistë dhe dirigjentë të mëdhenj në botë. Fitues është i "oskarit" operistik në Grac për rol më të mirë për meshkuj, ndërsa që nga viti 2005 është artist i paqes së UNESKO-s.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|