E Premte, 08.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Sot në Pekin fillojnë Lojërat Olimpike të 29-ta

Pekin, 8 gusht (MIA) - Lojërat Olimpike Verore , të 29-ta me radhë në 112 vite  traditë  në olimipizmin bashkëkohor, zyrtarisht do të hapen sot më 8 gusht në orën 20 e tetë minuta, në ceremoninë soleme në stadiumin Kombëtar në Pekin - në opinionin botëror i njohur me emrin "Foleja e shpezëve ".

Deri më 24 gusht më shumë se 10.000 sportistë më të mirë të rreth 200 vendeve në sallat dhe arenat e kryeqytetit kinez, por edhe në Shangai, Shenjang, Çighuangdaua, Tijendjina, Hong-Kong dhe Çingdau, me 28 sporte, ose 302 disciplina, do të mundohen të fitojnë trofeun olimpik.

Garat do të mbahen në 37 stadiumet dhe terrenet sportive, në të cilën 19 janë të reja dhe disa prej tyre nga ekspertët botëror, paraqiten si "mrekulli arkitektone" në të cilën për ndërtim dhe adaptim  janë shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë.

Parakalim do ta sigurojnë rreth 100.000 përfaqësues të ushtrisë, policisë dhe shërbimet kompetente, ndërsa për nevojat e pjesëmarësve në Olimpiadë janë angazhuar më shumë se 500.000 vullnetarë.

Emri Fuva do të thotë "kukullat e fatit" dhe paraqet  një porosi për dashuri dhe mirëseardhje për nikoqirët e 29-ta Lojërave Olimpike Verore,  "Mirë se vini në Pekin".

Maqedonia sipas transkripcionit kinez do të marrë pjesë si  e tremëbëdhjeta me emrin kushtetues "Republika e Maqedonisë". E para do të prezentohet Greqia, ndërsa e fundit  do të dalë vendi nikoqir Kina, në mesin e të cilave edhe delegacioni i jonë olimpik.

Flamurin  maqedonas do ta mbajë kajakari Atanas Nikollovski.

Deri më tani maqedonasit më të suksesshëm në Olimpiadë janë futbollisti Vidiniq dhe mundësi Tërstena, të cilët janë bartës të medaljeve të arta nga Lojërat Olimpike, ndërsa nga pavarësia e Maqedonisë sukses më të madh arriti mundësi Ibragimov me medaljen e bronzës nga Sidnei.

Medaljen e artë të parë për Maqedoninë e fitoi Bllagoja Vidiniq në dresin e reprezentacionit të futbollit në Ish-Jugosllavisë në vitin 1960 në Olimpiadën në Romë. Katër vite paraprakisht ai me reprezentacionin e njëjtë mori medalje të argjent.

Në vitin 1984 në Olimiadën në Los-Anxhelos medaljen  e artë të dytë   e  fitoi Shaban Tërstena, i cili katër vite pas në Seul nuk arriti ta mbrojë medaljen e artë dhe duhej të ishte i kënaqur me madaljen e argjentë.

Në vitin 1988 në Lojërat Olimpike në Seul, Stojna Vangellovska e cila e mori vendin e parë deri më tani e para në Maqedoni e cila arriti deri te medalja e artë  në seleksionin e basketbollit në ish-Jugosllavi.

Në Maqedoninë e pavarur, i vetmi që arriti të  fitojë medalje në mundje është Muhamet Ibrahimov, i cili u zgjodh në vendin e tretë në Lojërat Olimpike në Sidnei në vitin 2000.


Në lagjen e Ohrit Rasadnik fillon ndërtimi i objektit të ri banesor, investim i shtetit
Sopranja e njohur nga Shqipëria Inva Mula do të inrepretojë në Verën e Ohrit
Bakojani: Athina do të kërkojë intervenim nga "IOK" nëse në Olimpiadë në Pekin do të përdoren emrat Maqedonia dhe maqedonasit
MEPSO ofron në ankand 3.430 megavat-orë rrymë elektrike nga tepricat e natës në periudhën prej 11 deri më 17 gusht.
Mbrojtja e Tarçulloskit më së voni deri nesër do të parashtrojë ankesë për aktgjykimin
Prokurori i Hagës parashtroi ankesë kundër aktakgjykimit lirues për Boshkovskin
Dega e VMRO-DPMNE-së nga Strumica kërkon që Zaevi të kthehet në paraburgim
Veljanovski kërkon nga Cërvenkovski t'i nënshkruajë ligjet e miratuara më 1 gusht
Ndërpritet pushimi në Kuvend
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи